BallinaLajmeJa kush u zgjedh kryetar i ri i PDK-së në Lipjan

Ja kush u zgjedh kryetar i ri i PDK-së në Lipjan

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Partia Demokratike e Kosovës, ka përmbyllur sot zgjedhjet e brendshme në Degën e Lipjanit, ku me shumicë të votave të delegatëve, në një garë të ngushtë me katër  kandidatë, kryetar i degës u zgjodh në raundin e dytë, Doktori i Shkencave, Hyzer Rizani.

Kryetari i ri i PDK-së në Lipjan i cili deri në zgjedhjet e fundit ka qenë kryetar i Rinisë Demokratike në Lipjan, falënderoi delegatët për besimin e dhënë dhe u zotua se do të punoj pandërprerë për vazhdimin e sukseseve të PDK-së në Komunën e Lipjanit.

Para procesit të votimit, katër kadidatët për kryetar dege paraqitën platformat e tyre para qindra delegatëve, për çka u vlerësuan në emër të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për garën fer e demokratike gjatë gjithë procesit zgjedhor.

 

 

Tre kandidatët tjerë për kryetarë, e uruan kryetarin e ri Rizani për fitoren duke i shprehur mbështetje të plotë në rrugëtimin e ri në krye të degës, për ta fuqizuar dhe jetësuar platformën Dekada e Re për qytetarët e Lipjanit.

Kuvendi zgjedhor ku ishin të pranishëm 270 delegatë, po ashtu zgjodhi Këshillin Drejtues të degës prej 71 anëtarëve si dhe 15 delegatë për Konventën Qendrore.

Para të pranishmëve, kryetarja e deritashme e degës, Selvie Halimi, falënderoi mbi 2000 pjesëmarrës në 55 nëndegët e Degës së Lipjanit.

Të pranishmit i përshëndeti edhe Ramë Buja, themelues i PDK-së, i cili u shpreh i kënaqur me unifikimin e plotë të gjitha strukturave të degës.

Ndërsa, Akademik Arsim Bajrami tha se Lipjani është shembull për demokraci dhe mbetet bastion i PDK-së.

Para të pranishmëve, nënkryetari Hajredin Kuçi, njëherësh edhe Kryetar i Komisionit Zgjedhor, tha se Kuvendi Zgjedhor në Lipjan dëshmon se sa e fortë është PDK në Lipjan.

“Dekada e Re është evropianizimi i Kosovës dhe PDK po tregon çdo ditë që është partia më e madhe dhe më demokratike në Kosovë”, tha Kuçi./Indeksonline/

Image result for hyzer rizani

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz