BallinaLajmeJa kush po i thotë Veselit se nuk e kemi kaçikun me...

Ja kush po i thotë Veselit se nuk e kemi kaçikun me shku deri në Nish

Të ngjajshme

Prokuroria në Prishtinë autorizon hetime shtesë për rastin e 5-vjeçarit në Lipjan

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndërmarrë veprime të reja...

Rasti i 5 vjeçarit në Lipjan, Prokuroria nis hetimet për zyrtarët e QPS-së

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar autorizim për Policinë...

Aksident fatal në Prizren, humb jetën një 29-vjeçar me motoçikletë

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur para...

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Naim Maloku e ka quajtur qesharake dhe jo serioze deklaratën e kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli se “Nëse Serbia tenton të kthehet në Kosovë, më nuk do të ndalemi deri në Nish”.

“Naj farë deklarate se jo na shkojmë në Nish, kjo është hajgare bëjmë me maskotat e politikës kosovare. E dinë të gjithë se ne nuk e kemi kaçikun me shku deri në Nish”, është shprehur Maloku për arbresh.info

Këtë deklaratë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, e ka bërë një ditë më parë në fjalim e mbajtur në Akademinë përkujtimore për viktimat e masakrës se Reçakut.

“Beteja e drejtësisë për Reçakun nuk kanë përfunduar. Serbia mos ta provon të kthehet se më nuk do të ndalemi deri në Nish. Ky vend do të qëndrojë i lirë i pavarur dhe sovran. Çdo cenim do të marrë përgjigjen e merituar të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë”, pati deklaruar Veseli./Arbresh.info.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz