back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeJa kush mund të jetë zëvendësuesi i Vlora Çitakut si ambasador në...

Ja kush mund të jetë zëvendësuesi i Vlora Çitakut si ambasador në SHBA

Të ngjajshme

Amazon planifikon të reduktojë stafin e punës

Gjigandi i teknologjisë, Amazon, planifikon të shkurtojë stafin e...

Aksioni në Malishevë, deri më tani raportohet se janë ndaluar 18 komisionerë

Prokuroria Themelore e Gjakovës në bashkëpunim me Njësinë e...

Dallaveret me vota në Malishevë, Prokuroria del me detaje

Pas intervistimit të 50 komisionerëve për manipulim me rezultatin...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Me deklarimin e Vlora Çitakut se do ta lëshojë pozitën e saj, me kërkesë të Glauk Konjufcës, kanë nisur propozime për zëvendësuesin e saj.

Minisitri i Jashtëm, Glauk Konjufca, ka kërkuar kthimin e Vlora Çitakut nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e lënë të zbrazët pozitën në krye të misionit më të rëndësishëm diplomatik të Kosovës.

Në ditën që kryediplomati Konjufca propozoi largimin e ambasadores së Kosovës në Uashingon, Vlora Çitakut, kanë nisur të përmenden emra se kush do ta zëvendësojë atë.

Zëvendëskryeministri Haki Abazi, që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka propozuar Ilir Dugollin për ambasador në Uashington.

“Është ambasador në Ankara momentalisht. Ai është një njeri profesionistë dhe meriton të përfaqësoj Kosovën në SHBA”, ka thënë Abazi në RTV Dukagjini.

Ilir Dugolli momentalisht është ambasador i Kosovës në Turqi, ndërsa më parë ka shërbyer si ambasador në Suedi.

Dugolli ka qenë edhe këshilltar i ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz