BallinaLajmeJa kush e gjeti trupin e policit

Ja kush e gjeti trupin e policit

Të ngjajshme

Kurti për çështjen e presidentit: Po presim vendimin e Kushtetueses, duhet maturi shtetërore

Kryeministri Albin Kurti, i pyetur rreth çështjes së zgjedhjes...

Jeffrey Epstein, krijimi i një përbindëshi

Sikur financieri dhe pedofili i ndjer Jeffrey Epstein të...

Festa e Bajramit – Inspektorati në terren, kontrollohen çmimet në gjithë Kosovën

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut pohoi se gjatë...

Zhytësi i njohur kosovar, Ismail Kasumi, e ka gjetur njërin prej trupave të dy policëve të zhdukur ditën e së shtunës, pas një aksidenti ku kanë rënë në lumen Lepenc.

FSK konfimroi se trupi i gjetur është i Malsor Dashit.

Në operacionin e kërkimit kanë marr pjesë zhytësi i njohur Ismail Kasumi bashkë me djalin e tij si dhe hoxhën e fshatit të Komunës së Kaçanikut, Florim Neziraj.

Pjesëmarrjen në aksion me Kausmin e ka konfirmuar hoxha Neziraj.

“Po, ne e kemi nxjerrin bashkë  me ekipin e Ismail Kasumit dhe djalin e tij. Me uniformë të  shqyer. Të njëjtën kohë  kanë ardhur edhe FSK, FIT dhe na kanë ndihmuar. Kurse prej të parëve që jemi ofru. Te ura e Laqve. Në përfundim tash po vazhdojmë të  kërkojmë. Trupin ja kemi  dorëzuar policisë “, tha hoxha.

Ndërsa, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë trupi është gjetur në 5 km prej vendit ku ka ndodhur aksidenti.

Gashi ka treguar se trupi është gjetur rreth orës 15:45 në një mision të përbashkët edhe me zjarrfikësit.

Kujtojmë se për pesë ditë rresht, policia, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe mekanizmat tjerë për emergjenca kanë vazhduar kërkimet për dy policët e zhdukur pas aksidentit me veturën zyrtare në magjistralen Hani i Elezit – Kaçanik.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz