BallinaLajmeJa kur pritet që Ramush Haradinaj të udhëtojë për në Hagë

Ja kur pritet që Ramush Haradinaj të udhëtojë për në Hagë

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj pritet që pas orës 12:00 të udhëtojë për në Hagë ku nesër do të intervistohet nga prokurorët e Gjykatës Speciale.

Kështu merr vesh Klan Kosova nga burime brenda Aeroportit të Prishtinës.

Ftesa nga Gjykata Speciale ishte arsyeja që Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit, njofton Klan Kosova.

Ai këtë vendim të befasishëm e bëri të ditur në një konferencë për media gjatë së premtes ku tha se nuk mund të lejojë që të intervistohet nga Specialja si kryeministër por do të shkojë vetëm si qytetar i Kosovës.

Haradinaj në këtë konferencë për media njoftoi po ashtu se nga Gjykata Speciale do të merret në pyetje në cilësinë e të dyshuarit, pa dhënë më shumë detaje se për çfarë rasti bëhet fjalë.

- Advertisement -