back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeJa kur nis vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Ja kur nis vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Të ngjajshme

ASK: Çmimet e pronave banesore u rritën me 4.2 % krahasuar me vitin 2024

4.2 për qind shtrenjtim të çmimit kanë pësuar banesat...

Goditje për Real Madridin, Trent Alexander-Arnold jashtë deri vitin tjetër

Trent Alexander-Arnold do të mungojë për rreth dy muaj...

Klodi nuk e duron Beniten: “Flet kot”

Kushtrimi, Klodiani dhe Benita kanë vazhduar edhe sot me...

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) nga muaji shtator pritet të nisë me vlerësimin e performancës së mësimdhënësve të Kosovës.

Në një përgjigje me shkrim për gazetën, kabineti i ministrit, Shyqiri Bytyqi, ka bërë të ditur se MASHT-i është në përfundim të përgatitjeve të nevojshme për të nisur me këtë vlerësim, shkruan sot “Koha Ditore”.

Përmes vlerësimit të performancës së mësimdhënësve po synohet ngritja e cilësisë në arsimin parauniversitar, por edhe për të parë çalimet eventuale të mësimdhënësve. Për mësimdhënësit që nuk tregojnë performancë të mirë gjatë këtij vlerësimi, MASHT-i ka paralajmëruar edhe ndëshkime.

Për dallim prej herëve të tjera, kësaj radhe këtë paralajmërim do ta përkrahë edhe kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, i cili ka thënë se nuk mund t’u dalin në mbrojtje atyre që nuk janë të suksesshëm.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz