BallinaLajmeJa çka vodhën hajnat në shtëpinë e Pal Lekajt

Ja çka vodhën hajnat në shtëpinë e Pal Lekajt

Të ngjajshme

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se sulmoi bashkëshorten nën ndikimin e alkoolit

Një person është arrestuar në Mitrovicë pasi dyshohet se...

Tiranë/ Protesta e opozitës përpara kryeministrisë, policia njofton masat

Paria Demokratike do të mbajë sot protestën e radhës...

Kosovë: 37 aksidente dhe më shumë se 1 mijë gjoba trafiku në 24 orë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e...

Trump i jep ultimatum 48 orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një ultimatum drejt...

Mbrëmjen e së mërkurës në një shtëpi në Prishtinë ka ndodhur një grabitje. Persona të panjohur kishin hyrë në shtëpinë e viktimës, ku kishin vjedhur stoli ari dhe para të gatshme. Express mëson se shtëpia në të cilin kishin hyrë hajnat është e ministrit në detyrë të Transportit dhe Infrastrukturës, Pal Lekaj

Në fshatin Çagllavicë të Prishtinës, mbrëmjen e së mërkurës disa persona të panjohur kanë hyrë në një shtëpi për të vjedhur.

Burime të Express kanë bërë të ditur se destinacioni i hajnave ishte shtëpia e Pal Lekajt, nga ku ata morën stoli ari dhe argjendi, si dhe 100 euro para të gatshme.

E për grabitjen ka njoftuar edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ku ka theksuar se hajnat i kishin vjedhur këto gjëra në shtëpinë e fjetjes.

“Qagllavicë 15.01.2020, 17:55, Ankuesi mashkull, K-shqiptar, ka raportuar për një rast vjedhje. Vjedhja është kryer në një shtëpi nga persona të dyshuar të cilët në dhomën e fjetjes kishin vjedhur disa stoli ari dhe argjendi si dhe 100 € para të gatshme. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe do ta trajtojnë rastin”, thuhet në raportin e policisë./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz