Ja çka thotë bashkëluftëtari i Zahirit për dekorimin e Nuredin Ibishit në kohën e Jugosllavisë (Dokument)
Bashkëluftëtari i heroit Zahir Pajaziti, Avni Ajeti ka përkujtuar vitin 1989 kur deputeti Nuredin Ibishi është dekoruar me urdhrin për Trimëri, transmeton Indeksonline.
Ajeti ka treguar për Indeksonline se Ibishi u dekorua me këtë urdhër më 14 maj të vitit 1989.
“Sepse ka qenë një ndër policët e asaj kohe, shumë i besueshëm dhe i shkathët për t’ia u shuar ëndrrat shqiptarëve me kohë për një Kosovë Republikë”, ka thënë Ajeti.
Në një artikull të botuar në atë kohë, janë emrat e shqiptarëve dhe serbë tjerë që janë dekoruar me atë urdhër në kohën e Jugosllavisë.
“Kryesia e RSFJ-së me urdhrin për Trimëri dekoroi pas vdekjes Jetullah Kucin dhe Mirlub Tanuskoviqin. Me të njëjtin urdhër u dekorua edhe Nuredin Ibishin, Jovivca Milaqiqi, Shaqir Krasniqi, Miletin Vokaviqi, Agim Zeqiri, Rrahman Sylejmani, Svetezar Bajramzariqi, Zuran Koriqi, Musë Zejnullahu dhe Simon Vuçeniqi”, thuhet në artikull.
Lexo edheDosja e Shefave XVII: Autoriteti i Adem Grabovcit mbi tre komandantë
Kujtojmë se pamje të dhunës së policisë jugosllave kundër protestave të shqiptarëve të Kosovës, protestat masive janë organizuar gjatë viteve 1988/89, pas suprimimit të autonomisë së Kosovës nga regjimi i Millosheviçit.
Tensionet u ngritën në vitin 1989 me zgjedhjen e Millosheviqit si president i Serbisë. Ku grevat dhe trazirat tronditën Kosovën dhe themelet e Jugosllavisë, protestat u shtypën ashpër nga ndërhyrja e ushtrisë.
Gjatë kësaj periudhe pasuan dy greva të përgjithshme gjatë dimrit 1988-1989, një grevë uria për minatorët e plumbit dhe zinkut në kompleksin e minierave në Trepçë. Bilanci i protestave ishte njëzet e katër shqiptarë të vdekur./Indeksonline/














