back to top
Monday, December 15, 2025
BallinaLajmeJa me cilat komisione parlamentare do të udhëheqin partitë politike

Ja me cilat komisione parlamentare do të udhëheqin partitë politike

Të ngjajshme

Smajlaj: Vizita e Osmanit në Mitrovicë mund të perceptohet si anësi politike

Politologu Avdi Smajlaj ka komentuar vizitën e presidentes së...

Bisedimet për armëpushim në Ukrainë vazhdojnë, SHBA-të thonë se është arritur përparim

Bisedimet midis Ukrainës dhe SHBA-së që synojnë arritjen e...

Smajlaj: Vizita e Osmanit në Mitrovicë mund të perceptohet si anësi politike

Politologu Avdi Smajlaj ka komentuar vizitën e presidentes së...

Hamza: Nga Prizreni e nisim fushatën – koha për veprim ka ardhur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryetari Kadri Veseli, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.

Fillimisht, kryeparlamentari Veseli i njoftoi nënkryetarët e Kuvendit me krijimin e grupeve parlamentare, si në vijim: Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes, me 32 deputetë, kryetar i grupit Glauk Konjufca, Grupi Parlamentar i LDK-së, me 27 deputetë, kryetar i grupit Avdullah Hoti, Grupi Parlamentar PDK-së, me 24 deputetë, kryetar i grupit Memli Krasniqi, Grupi Parlamentar i AAK-së, me 9 deputetë, kryetar i grupit Ahmet Isufi, Grupi Parlamentar i Listës Serbe, me 10 deputetë, kryetar i grupit Sasha Milosavljeviq, Grupi Parlamentar NISMA, me 6 deputetë, kryetar i grupit Bilall Sherifi, si dhe Grupi  Parlamentar 6+, me 6 deputetë, kryetar i grupit Albert Kinolli.

Në vazhdim, u procedua me ndarjen e komisioneve parlamentare. Kryesia vendosi që edhe në këtë legjislaturë, Kuvendi të ketë 14 komisione parlamentare. Përfaqësuesit e grupeve parlamentare, bën përzgjedhjen e komisioneve, sipas formulës së praktikuar.

Sipas kësaj përzgjedhjeje, GP i Vetëvendosjes do të udhëheq katër komisione: Komisionin për Legjislacion, Komisionin për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, Komisionin për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale dhe atë për Mbikëqyrjen e AKI-së.

GP i LDK-së do të udhëheq tri komisione: Komisionin për Buxhet dhe Financa, Komisionin për Punë të Jashtme dhe Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Grupi Parlamentar i PDK-së do të drejtojnë po ashtu tri komisione: Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media dhe Komisionin për Integrime Evropiane.

Komisionin për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor do ta drejtojë GP i AAK-së, ndërsa atë për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, GP i NISMA-s.

GP i Listës Serbe do të udhëheq Komisionin për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, ndërsa GP 6+, atë për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.

Në vazhdim, Kryesia, me konsensus vendosi që në komisionet që drejtohen nga grupet parlamentare të pozitës, zëvendëskryetarët e parë t’u takojnë grupeve parlamentare në opozitë, dhe anasjelltas. Zëvendëskryetarët e dytë në secilin komision, ndërkaq, do të vijnë nga grupet parlamentare që përfaqësojnë komunitetet pakicë.

Mbledhja e Kryesisë vazhdoi me diskutimet për vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme, lidhur me “Parimet programore të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021”, të ndërprerë të dielën, më 10 shtator 2017.

Në mungesë konsensusi lidhur me datën e vazhdimit të kësaj mbledhjeje, kryetari Veseli hodhi në votim propozimin e grupeve parlamentare në opozitë, që seanca të vazhdojë të hënën, më 25 shtator. Propozimi për vazhdimin e seancës të hënën, në orën 10:00, nuk mori mbështetjen e mjaftueshme të Kryesisë.

Përfaqësuesit e grupeve parlamentare në pozitë, ndërkaq, kërkuan që seanca të vazhdojë të enjten, më 28 shtator, në të njëjtën ditë me shqyrtimin e programit të qeverisë, i cili tashmë u është shpërndarë deputetëve. Në këtë situatë, nënkryetarët e Kuvendit nga opozita lëshuan mbledhjen.

Në mungesë kuorumi, mbledhja e Kryesisë u ndërpre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz