Artisti nga Skenderaj Petrit Halili, po mahnitë botën me artin e tij, ai ska të ndalur nëpër qytetet e botës, duke treguar historinë e Skenderajt dhe të Kosovës, transmeton Drenica Press.
Ai pas ekspozitës së bërë në Nju Jork, ku për temë kishte historinë e qytetit të Skenderajt, tani është duke zhvilluar ekspozitën e tij në Paris të Francës.
Më këtë rast edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka qenë i pranishëm në këtë ekspozitë të artistit nga Skenderaj Petrit halilaj.
Presidenti Thaçi pasi pa ekspozitën e u shpreh “Një djalë nga Runiku, me ekspozita paralele në Paris dhe Nju Jork, kudo që shkon e merr tërë Kosovën me vete, kujtimet, historinë, fëmijërinë. Është ky Petrit Halilaj, një nga artistët më të spikatur shqiptarë të së sotmes. Pata kënaqësinë të vizitoj ekspozitën e tij në Paris. HTH”/DRENICA PRESS/