BallinaLajmeJa çfarë thotë Haradinaj për frazën e djeshme të tij “Ma qenef...

Ja çfarë thotë Haradinaj për frazën e djeshme të tij “Ma qenef mashkull në jetë…”

Të ngjajshme

Edi Rama ia beson një detyrë të re Elisa Spiropalit

Asambleja e Partisë Socialiste, e cila u mbajt paraditen...

Nëse vazhdon rritja e çmimit të naftës, Edi Rama paralajmëron uljen e akcizës

Në Asamblenë e Partisë Socialiste, Edi Rama tha se...

Sylvinho: Jam i bindur që me lojtarët që kemi mund të shkojmë përpara

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Poloninë më 26...

Në seancën solemne për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli mbajti një fjalim që bëri të tjerët të mendojnë për lëkundje në koalicionin qeverisës.

Ndërkohë, u raportua se Ramush Haradinaj ishte i acaruar gjatë dhe pas atij fjalimi.

 

 

Por, një gjë të tillë ka mohuar i pari i ekzekutivit. Gjatë homazheve në Gllogjan, Haradinaj është pyetur për këtë çështje.

“Nuk e di që kam qenë i acaruar për besë edhe acarimet i kam jep të natyrave tjera jo vetëm të asaj që ka ndodh në seancë, nuk ka pas të bëjë me seancë… probleme  të mia, do të ju tregoj ndonjëherë”, ka thënë Haradinaj.

Kur përfunduan fjalimet në seancën e djeshme solemne, Haradinaj është dëgjuar edhe teksa bënte disa ofendime.

“Ma qenef mashkull në jetë…”, kishte thënë ai.  I pyetur se kujt iu kishte referuar, ai tha se nuk i kujtohet.

“Për besë nuk më kujtohet, nuk po di a e kam thënë, por hiç nuk  po më kujtohet, ka qenë ka dalja por  nuk e di për çfarë ka qenë tema”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz