back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeJa çfarë shkruna shoqja e klasës së Ridvanit, për kriminelin që shokoj...

Ja çfarë shkruna shoqja e klasës së Ridvanit, për kriminelin që shokoj gjithë shqiptarët

Të ngjajshme

- Advertisement -

Një shoqe e klasës së kriminelit që vrau 8 pjesëtarët e një familje Ritvan Zykaj, i ka dërguar një letër në inbox blogerit të njohur Olti Currit, ku shprehet se e njihte personalisht vrasësin e tetëfishtë të Selenicës së Vlorës.

 Ndër të tjera vajza e letrës shprehet se Ritvani ishte një analfabet që nuk dinte gjë tjetër veçse të ruante delet, madje thotë se ai nuk dinte as që të fliste mirë pasi e kishte lënë shkollën që në klasë të tretë.

Sipas saj fajin që Ritvani u kthye në një vrasës e ka familja e tij pasi nuk e kishin edukuar fëmijën e tyre.

Letra e plotë e shoqes së klasës së Ritvanit:

Atë djalin Ritvanin e famshëm të krimit makabër e kisha në klasë në fillore
Ishte po kaq i shëmtuar sa e shihni tani në foto. Mësuese Fatmira si nxënëse e mirë që isha më conte që të mësoja analfabetët që të mësonin abetaren…ndër ta edhe ” Ridvan trimin” .
Të betohem për atë zot që akoma e kujtoj erën që mbante.
U trondita nga lajmi që lexova në portale por nuk më erdhi çudi.
Sikur ta kisha ditur prej kohësh të ardhmen që do të kishte Ritvan Resuljoti me vetullat e shpupuritura e leshatore dhe ato flokët që kishte si delet. Çmund të presësh nga 1 djalë që di vetëm të ruajë dele? Nga 1 analfabet që e la shkollën në klasën e 3 e më pas se di më ç’u bë me të. Nuk ishte i sëmure për sa kohë e kishim në klasë, nuk dua ta justifikoj aspak por unë mendoj se në këtë mënyrë përfundojnë të gjithë fëmiët e rritur keq, për fajin e tyre ose të prindërve. Ai e la shkollën e klasën e 3 o njerëz…ndoshta gjatë gjithë kësaj kohe i kishin mësuar vetëm se si të ruante delet por kurrsesi të mësonte në shkollë.
Në klasën e parë Ritvani i marrë nuk i shqiptonte mirë fjalët…të gjithë e kujtonim kur i fliste mësuese Fatmirës nga banka e fundit e rreshtit të murit:
“O mëtuuuteeee” (zysha nuk e dëgjonte)
“O mëëtuuuuteeee” (e ngrinte zerin pak më shumë por zysha përsëri nuk e degjonte)
Pastaj Ritvanit te marrë i ngriheshin nervat dhe bërtiste me të madhe :
” O mëtute të koj pak në bano” (Që donte të thoshte o mësuese të shkoj pak në banjo)
Ja vetëm për këtë e mbaja mend unë Ritvanin.
E qeshja me vete sa herë e kujtoja.
Kurse tani do ta kujtoj si Ritvani i tmerrshmi, djaloshi i rritur mes bagëtive, që kreu krimin më rrënqethës që mund të më shkonte ndonjëherë në mendje.
Ah po, as erën qe mbante nuk kam për ta harruar!

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz