back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaTeknologjiJa çfarë mundësish ofron aplikacioni Google Wallpapers

Ja çfarë mundësish ofron aplikacioni Google Wallpapers

Të ngjajshme

Carragher formon ekipin më të mirë të Premier League deri tani, e fut edhe Granit Xhakën

Legjenda e futbollit, Jamie Carragher ka formuar formacionin më...

Gërxhaliu për 100 eurot: Dikur korrupsioni bëhej me tender e sot institucionalisht

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha...

Përparim Rama nderon Dafina Zeqirin me çmimin “Hyjnesha në Fron”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka dhuruar këngëtares...

Maliqi: Buruto produkti më në zë i Qeverisë Kurti është Agim Bahtiri shkëpurdhaxhiu

Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka reaguar me ironi ndaj...
- Advertisement -

Wallpapers është një aplikacion i ri Android nga Google i cili ofron funksionalitete të përafërta me aplikacioni e sfondeve të ndërtuar në telefonat Google Pixel.

- Advertisement -

Ndërkohë që shumë smartphone shiten me aftësi për të ndryshuar sfondet, dhe disa nga to madje kanë edhe vende për të shkarkuar sfonde falas, të tjerë nuk kanë apo nuk ofrojë sfonde sipas shijeve tuaja.

Aplikacioni Google Wallpapers për Android

Aplikacioni Wallpapers nga Google kërkon vetëm një leje – të ketë hyrje tek foto, media dhe skedarët – e cila duket e arsyeshme duke marrë parasysh se çfarë funksioni ka aplikacioni.

Aplikacioni ofron sfonde të zgjedhur të renditur në kategori të ndryshme. Kategoritë që mbështeten për momentin janë Toka, Peizazhe, Pamje qyteti, Jeta, Strukturë dhe Sfonde Live.

Ju mund të shfletoni zgjedhjet me një prekje, dhe të vendosni çdo sfond që juve ju duket interesant si sfond për pajisjen tuaj me 2 prekje shtesë (Një tek imazhi, dhe tjetri tek butoni që e vendos si sfond).

Ndërkohë që kjo është shumë interesante, pasi ju merrni hyrje në qindra sfonde të bukura në pajisjen tuaj, Wallpapers ofron edhe një funksionalitet tjetër interesant. Ju mund të vendosi sfonde të një kategorie automatikisht.

Cikli është i vendosur për 24 orë pas të cilit një imazh rastësor zgjidhet , shkarkohet, dhe vendoset si sfond i pajisjes për periudhën tjetër 24-orëshe. Kështu nëse ju pëlqejnë sfondet e rinj, ju mund të aktivizoni vendosjen automatike të sfondeve të aplikacionit Wallpapers.

Aplikacioni përdor shumë RAM. Nëse pajisja juaj nuk ka RAM, ju mund të doni të provoni një aplikacion si Muzei në vend të tij. (PCWorld Albanian)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz