Ja çfarë mund të ju shkaktoj përdorimi i shpeshtë i paracetamolit

Helmimet që shkaktohen nga përdorimi i tepërt i paracetamolit mund ta dëmtojnë mëlçinë, mund të jenë të vështira për t’u trajtuar dhe mund të jenë fatale.
Hulumtuesit besojnë se zbulimet e tyre mund të ndikojnë që në të ardhmen të kryhen më shumë studime për të t’i trajtuar dëmet që shkaktohen nga përdorimi i tepërt i ilaçeve.
Shkencëtarët e Universitetit Edinburgh e kishin studiuar ndikimin e paracetamolit në qeliza të mëlçisë te njerëzit dhe në indin e minjve.
Testimet e tyre tregojnë se në kushte të caktuara, paracetamoli mund ta dëmtojë mëlçinë duke shkaktuar dëme në lidhjet vitale strukturore mes qelizave të afërta në organ.

Lexo edheKështu mund t’i relaksoni sytë e lodhur (Foto-ilustrim)
Shkencëtarët thonë se lloji i dëmit që iu shkaktohet qelizave si pasojë e përdorimit të tepërt të paracetamolit është i ngjashëm me dëmet që shkaktohen nga hepatiti dhe kanceri.
Vlen të ceket se studimi ishte publikuar në revistën ‘Scientific Reports’.














