back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaLajmeIzraeli ngre bazë të re ushtarake në Gaza, thërret 60 mijë rezervistë...

Izraeli ngre bazë të re ushtarake në Gaza, thërret 60 mijë rezervistë në ushtri

Të ngjajshme

‘Barbie’ bën rikthimin e madh, shkëlqen në tapetin e kuq

Margot Robbie ka bërë rikthimin e shumëpritur në tapetin...

Ekonomia dhe ndikimi i saj në mirëqenien dhe stabilitetin shoqëror

Ekonomia është themeli mbi të cilin ngrihet shoqëria. Ajo...

Izraeli ka filluar zbatimin e fazave të para të planit për të pushtuar qytetin e Gazës.

Një zëdhënës ushtarak tha se trupat tashmë po veprojnë në zonat Zeitoun dhe Jabalia për të hedhur themelet për ofensivën.

Trupat izraelite tashmë kanë krijuar një bazë në periferi të qytetit të Gazës,  i cili është shtëpia e më shumë se një milion palestinezëve.

Izraeli është duke sinjalizuar se po ecën përpara me planin e tij për të pushtuar të gjithë Qytetin e Gazës pavarësisht kritikave ndërkombëtare. Ndërkohë rreth 60,000 rezervistë janë thirrur për detyrë në fillimin e shtatorit, kur ofensiva tokësore mund të intensifikohet.

Qindra palestinezë në lagjet Zeitoun dhe Sabra të Qytetit të Gazës janë nisur drejt pjesës veriperëndimore të qytetit. Qindra mijëra të tjerë pritet të evakuohen dhe të shkojnë drejt pjesës jugore në vijim teksa ofensiva përshkallëzohet.

Në një deklaratë, Hamasi akuzoi udhëheqësin izraelit për vazhdimin e një lufte brutale kundër civilëve të pafajshëm në Qytetin e Gazës dhe kritikoi shpërfilljen e Tel Avivit për një propozim të ri për armëpushim nga ndërmjetësit rajonalë.

Planet e Izraelit për një ofensivë tokësore janë kritikuar si brenda vendit, ashtu edhe nga aleatët ndërkombëtarë.

Nga ana tjetër edhe pse shtetet e bashkuara nuk kane thene nëse e mbështesin apo kundërshtojnë planin për pushtimin e qytetit të Gazës, lëvizja e fundit ka treguar mbështetje për Izraelin.

Departamenti amerikan i shtetit njoftoi sanksione të reja ndaj 4 zyrtarëve të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, konkretisht për dy gjyqtarë dhe dy prokurorë, me arsyetimin e ata janë përpjekur të ndjekin penalisht amerikanët dhe izraelitët.

Sekretari i shtetit marco rubio tha se katër zyrtarët u angazhuan drejtpërdrejt në përpjekjet e gjykatës ndërkombëtare penale për të hetuar, arrestuar, ndaluar ose ndjekur penalisht shtetasit amerikanë ose Izraelit, pa pëlqimin e asnjërit komb.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz