BallinaBotëIzraeli miraton 827 milionë dollarë shtesë për blerje emergjente ushtarake

Izraeli miraton 827 milionë dollarë shtesë për blerje emergjente ushtarake

Të ngjajshme

“Sharr Travel” hap sezonin turistik dhe prezanton ofertat për pushuesit në Shëngjin

Agjencia turistike “Sharr Travel” ka hapur zyrtarisht sezonin turistik...

Llapi shënon “golin e artë” në fund, e mposht Dukagjinin

Llapi ka arritur fitoren e dytë radhazi në Superligë. Ata...

Këndellet Llapi, triumfon edhe ndaj Dukagjinit në Klinë

Llapi ka shënuar edhe fitoren e dytë radhazi në...

Kabineti izraelit ka vendosur të shpenzojë 827 milionë dollarë shtesë për blerje emergjente ushtarake, kjo sipas raportimit të mediave lokale.

Ky vendim vjen më shumë se dy javë pas nisjes së operacioneve izraelito-amerikane kundër Iranit.

Ministrat e miratuan paketën gjatë një telekonference, duke theksuar nevojën për siguri dhe përgjigje të menjëhershme ndaj situatës në terren.

Dokumenti i Ministrisë së Financave, i publikuar nga disa media kombëtare, përfshin blerjen e municioneve, armëve të përparuara dhe mjeteve kritike luftarake, duke u bazuar në intensitetin e luftimeve, transmeton Top Channel.

Gazeta Haaretz raporton se detajet e përdorimit konkret të fondeve nuk janë bërë publike, por vendimi shihet si një hap i domosdoshëm për të adresuar nevojat urgjente të sigurisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz