BallinaLajmeIzraeli me një sistem të ri mbrojtës me rreze lazer

Izraeli me një sistem të ri mbrojtës me rreze lazer

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Izraeli njoftoi se ka nisur instalimin e një sistemi të ri mbrojtës me rreze lazer kundër raketave, predhave, mortajave, avionëve dhe dronëve. Sistemi është mjaft efektiv dheme një kosto shumë të ulët operative.

Sipas të dhënave të Ministrisë izraelite të Mbrojtjes Izraeli ka përfunduar me sukses ndërtimin e një arme mbrojtëse me rreze lazer. Provat e zhvilluara gjatë disa javësh treguan se sistemi mund të kapë me siguri raketa, predha mortajash, avionë dhe dronë në skenarë të ndryshëm veprimesh dhe operacionesh, thuhet në deklaratën e Ministrisë izraelite të Mbrojtjes.

Sistemet e para të mbrojtjes me rreze lazer pritet të integrohen në sistemin e mbrojtjes ajrore të Izraelit deri në fund të vitit.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha se ky është një “moment historik” për aftësitë mbrojtëse të Izraelit.

Katër dollarë për një operacion neutralizimi

“Rrezja e Hekurt” është një sistem mbrojtës ajror me rreze lazer, i cili komadohet nga toka dhe që falë teknikës precize të marrjes në shenjëstër dhe efikasitetit të lartë, mund të neutralizojë shpejt kërcënimet me një kosto shumë të ulët operative, shtoi ai.

Sipas të dhënave të SHBA-së sistemi i mbrojtjes ajrore me lazer është mjaft efektiv dhe mund të neutralizojë objektiva të tillë si dronët me shpenzime që shkojnë rreth katër dollarë për një operacion neutralizimi./DW/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz