back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaKulturëIzolimi i Kosovës shqetësim për RYCO-n i përcjellë edhe te qeveria gjermane,...

Izolimi i Kosovës shqetësim për RYCO-n i përcjellë edhe te qeveria gjermane, franceze, italiane dhe austriale

Të ngjajshme

Petrol Company po sfidon tregun me çmime të ulëta të karburanteve

Çdo mëngjes kur zgjohesh, çmimet janë rritur. Çdo drekë...

Goretzka do të largohet nga Bayerni në fund të sezonit

Aventura e Leon Goretzkas te Bayerni po vjen drejt...

Rrahje mes dy profesorëve në Ferizaj në korridorin e një shkolle, reagon Policia

Një incident i pazakontë ka ndodhur këtë mëngjes në...

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti i shoqëruar edhe nga këshilltari  i ministrit Shala, Faton Peci po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Berlin.

Arsyeja e vizitës në Berlin është takimi i Bordit Qeveritar për projektin RYCO (Regional Youth Cooperation Office).

Gjatë ditës së parë të Bordit Qeveritar, është diskutuar për sfidat e RYCO-s në Ballkanin Perëndimor si dhe për kontributin potencial të RYCO-s në aspektin socio-politik.

Në pjesën e pasdites, delegacioni kosovar ka zhvilluar një takim me këshilltarin për Çështje të Huaja dhe të Sigurisë në Kancelarinë Federale, Mr. Christoph Heusgen dhe këshilltarin e kancelares Merkel për Politikë të  Jashtme, Matthias Luttenberg, në ambientet e Kancelarisë Federale.

Në prezantimin që pati para përfaqësuesve të qeverisë gjermane, zëvendësministri Hoti shprehi brengosjen se projekti i RYCO-së do të jetë i vështirë për tu realizuar në Kosovë  për shkak që vendi ynë vazhdon të mbetet i izoluar.

Një shqetësim i tillë është pranuar nga RYCO dhe si i tillë iu është përcjellë qeverisë gjermane dhe franceze si dhe qeverise austriake dhe italiane.

Është diskutuar gjithashtu edhe për mundësinë e bashkëpunimit në rrafshin medial me zyrën e RYCO.

Të dy këshilltarët e kancelares Merkel janë shprehur të gatshëm për bashkëpunime të reja në të ardhmen me Qeverinë e Kosovës si dhe kanë shprehur interesin që të kontribuojnë në mënyrë që projekti i RYCO-së të gjënë zbatim sa më të mirë në Kosovë.

Shqetësimi i Këshilltarit te Angela Merkel ishte dhuna në Kuvend si dhe pamundësia për të mos marrë vendime.

Në takim ishte prezent edhe ambasadori i Italisë dhe i Francës, përfaqësues nga shoqëria civile të të gjitha shteteve përfaqësuese të RYCO-s.

Të Fundit

Sport

ShowBiz