back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajmeIzmaku: Qytetarët kanë nevojë për lidership që afron, dëgjon dhe bashkon e...

Izmaku: Qytetarët kanë nevojë për lidership që afron, dëgjon dhe bashkon e këtë e gjejnë te Limaj

Të ngjajshme

Si ndihmoi Inteligjenca Artificiale në eliminimin e Ayatollah Khameneit

Eliminimi fizik i liderit suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei,...

Carrick: Shpresojmë që Shaw dhe Maguire të rikthehen ndaj Newcastle

Manchester United po kalon në një superformë që nga...

Ish-deputetja e Nisma-s, Xhevahire Izmaku ka shkruar në lidhje me kandidimin e kësaj partie pa iu bashkaur ndonjë koalicioni në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ajo ka thënë se në një kohë sfidash të mëdha për vendin si kjo e sotmja, kujtojmë se politika ka kuptim vetëm kur ndërtohet mbi vlera, sakrificë dhe tolerancë.

“Me Fatmir Limajn, liderin që gjithmonë ka ditur të afrojë njerëz, të bashkojë mendime dhe të ndërtojë ura komunikimi, rruga jonë politike mbetet e drejtë, e matur dhe e përgjegjshme. Ai është vlerë e gjallë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmi e sakrificës, qëndresës dhe dinjitetit që mbajnë themelet e lirisë sonë”, ka shkruar Izmaku.

Ajo ka thënë se zgjedhjet që po vijnë janë më shumë se garë politike; ato janë provë e karakterit tonë si shoqëri.

“Qytetarët kanë nevojë për lidership që afron, dëgjon dhe bashkon, e këtë e gjejnë te vizioni dhe qasja e z. Limaj. Me ndershmëri dhe përkushtim do të vazhdojmë punën tonë për qytetarët. Kosova ndërtohet mbi vlera, dhe këto vlera nuk i tradhtojmë”, ka shkruar Izmaku. /Lajmi.net/

Postimi i plotë i saj:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz