back to top
Wednesday, July 30, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditIzet Mexhiti konfirmon: Do të jem kandidat për kryetar të Çairit

Izet Mexhiti konfirmon: Do të jem kandidat për kryetar të Çairit

Të ngjajshme

Gjermani: 7200 euro gjobë shtetasit kosovar për vetëpunësim të rremë

Punëtori kosovar i ndërtimit punonte njëkohësisht si punonjës dhe...

Lansohet kënga e shumëpritur nga Luana e Genta

Dy artistet e njohura, Luana Vjollca dhe Genta Ismaili...

“Re Clinic” e Jeta Rukiqit, zgjedhja e parë e Dua Lipës në Prishtinë

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka mbërritur në...

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka konfirmuar publikisht se do të garojë për kryetar të Komunës së Çairit në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në një deklaratë për media, Mexhiti ka mohuar zërat për përçarje brenda koalicionit opozitar shqiptar VLEN, duke theksuar se debati dhe analiza janë pjesë e natyrshme e procesit të brendshëm demokratik.

“E para, nuk është e vërtetë që kam mosmarrëveshje. Brenda VLEN-it diskutohet, debatohet, analizohet. Po ashtu janë të angazhuara agjenci profesionale për anketim të opinionit publik,” tha Mexhiti.

Sipas tij, qëllimi i gjithë këtij procesi është që qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut t’u ofrohen kandidatët më të mirë të mundshëm për drejtimin e komunave.

Deklarata e tij vjen në një moment kur partitë shqiptare në vend po përgatiten për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, dhe Çairi pritet të jetë një ndër betejat më të forta politike. (INA)

- Advertisement -

Të Fundit