Iu vranë katër djem në masakrën e Qirezit: Njëri nga djemtë u mundua të luftonte me sëpatë me serbët (VIDEO)
BILLI

Lexo edhePërkujtohet 24 vjetori i Betejës së Likoshanit dhe Qirezit

24 persona të pambrojtur u vranë nga forcat policore dhe ushtarake serbe.
E sot pas 24 vjetëve, Sheremet Sejdiu kujtoi momentet rrëqethëse nga kjo ngjarje tragjike.
Këtij të fundit iu masakruan katër djemtë, dy prej tyre binjakë.
Ai tha se njëri nga djemtë e tij ishte munduar të luftonte me sëpatë me ushtarët serbë.
“Bekimi është munduar të luftojë me sëpatë. Ka thënë ‘S’ka bir nëne që mundet të hyj në oborrin tim. Ata posa kanë hyrë, i kanë thyer dyert e oborrit me armë”.

Lexo edhePërkujtohet 24 vjetori i Betejës së Likoshanit dhe Qirezit
“Më kanë thënë që t’i mbuloj trupat e viktimave. Unë thashë: ‘Jo le të shohin se çka kanë bërë serbët’”.
“Dhimbje po dhe nuk i harrojmë kurrë. Por, kanë shkuar për këtë vend dhe për këtë liri. Nuk e kam të lehtë”.