back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeItalia do ta shqyrtojë vendimin për njohjen e Kosovës: Deputeti thotë se...

Italia do ta shqyrtojë vendimin për njohjen e Kosovës: Deputeti thotë se e mbështesin Serbinë në çdo mënyrë

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Zyrtari i Partisë Liga Lega Nord, Matteo Salvini, ka thënë se do ta shqyrtojnë edhe një herë vendimin për njohjen ndaj Kosovës pasi që po konsiderojnë se vendi është një problem i madh, teksta shton se e përkrahin Serbinë në çdo mënyrë, shkruan Gazeta Metro.

Partia Liga e udhëhequr nga Matteo Salvini pritet që të rikthehet në pushtet në Itali, dhe kur kjo do të ndodhë, zyrtarët e saj do të rishqyrtojnë vendimin për njohjen e Kosovës.

Kështu ka thënë një zyrtar i kësaj partie italiane njëherësh deputet Vito Comencini, për Telegrafin serb.

“Është e sigurt që Kosova është një problem i madh, madje për tërë Evropën. Ekziston trafiku i drogës, trafikimi i organeve, terroristët islamikë, të kthyerit. Pozicioni ynë është të mbështesim Serbinë në çdo mënyrë të mundshme. Dhe, po, vendimi i njohjes. Ne patjetër do të rishikojmë Kosovën”, tha ai.

Kujtojmë se Serbia është duke bërë fushatë të ashpër për të bindur sa më shumë shtete që ta tërheqin njohjen ndaj pavarësisë së Kosovës./gazetametro.net

Të Fundit

Sport

ShowBiz