Përbrenda natës, në Itali janë shfaqur 3780 raste të reja me koroanvirus dhe 601 vdekje, derisa 408 janë shëruar nga infeksioni.
Siç bën të ditur platforma Worldometer, numri i përgjithshëm të infektuarve me koronavirus në Itali ka shkuar në afro 64 mijë. Shifrat e të vdekura në Itali janë dyfishuar në krahasim me ato në Kinë, shkruan lajmi.net.
I njëjti burim bën me dije se zona më e prekur vazhdon të jetë Lombardia, me gati 19 mijë raste të rezultuara pozitiv që nga koha kur u shfaq virusi COVID-19.
Shifrat e të prekurve kanë filluar të pësojnë rënie këto 3 ditët e fundit, bëjnë të ditur autoritetet italiane.
Vendit i ka dalë në ndihmë edhe Rusia gjatë ditës së djeshme, e cila ka dërguar personel mjekësor dhe infektologë ushtarak. Kina po ashtu ka dërguar pajisje mjekësore, së bashku me staf mjekësor në kohën kur sistemi shëndetësor italian është afër kolapsit. /Lajmi.net/