BallinaLajmeItali, ekzekutohet me pistoletë 45-vjeçari shqiptar

Itali, ekzekutohet me pistoletë 45-vjeçari shqiptar

Të ngjajshme

MKRS aprovon projektin e ndërhyrjeve në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë

Pas një viti ndërprerje, Komuna e Prishtinës ka rifilluar...

Nesër në lagjen Dardania ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a, njofton se për...

Drejtori sportiv i Atleticos: Alvarez do të qëndrojë

Këtë javë kanë filluar spekulimet për një transferim të...

Muriqi i prin sulmit të Mallorcas në ndeshjen ndaj Espanyolit

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Mallorcas dhe...

Një 45 vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Itali. Petrit Nikolli me profesion zejtar e rezident prej disa kohësh në Itali është vrarë gjatë natës në qytetin e Riminit.

Shqiptari është qëlluar me pistoletë rreth orës 23.00 në komunën Rivabella, në provincën e Riminit, përballë restorantit “Cavalieri spiaggia” .

Mediat lokale italiane informojnë se në momentin e ngjarjes shqiptari po grindej me disa persona të tjerë, me shumë gjasa shtetas shqiptarë. Pasi e kanë qëlluar për vdekje autorët e vrasjes janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.

Shqiptar Petrit Nikolli është baba i 3 fëmijëve dhe është në pritje të fëmijës së katërt. Bashkëshortja e tij ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke e gjetur në rrugë trupin e pajetë të bashkëshortit të saj.

Policia italiane po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz