back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaLajmeIsmet Kryeziu kritikon vendimin e KQZ-së për Listën Serbe: Kosova po bie...

Ismet Kryeziu kritikon vendimin e KQZ-së për Listën Serbe: Kosova po bie pre e folklorizmit politik

Të ngjajshme

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka reaguar ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikimin e Listës Serbe, duke e cilësuar si një hap që cenon të drejtat e pjesëmarrjes në zgjedhje dhe dëmton kredibilitetin e Kosovës si shtet demokratik.

“KQZ-ja, e përbërë nga një ‘tavolinë burrash’, nuk e paska certifikuar Listën Serbe për garim në zgjedhje,” ka shkruar Kryeziu në një postim publik.

Sipas tij, vendimet e këtij institucioni po transformohen në “gjykime dhe linçime publike”, që sipas tij e rëndojnë KQZ-në me “peshën e folklorizmit politik”, transmeton lajmi.net

Kryeziu ka theksuar se barazia dhe e drejta për garim janë vlera që duhet të mbrohen në çdo proces zgjedhor, ndërsa ka bërë thirrje për patriotizëm kushtetues. “Të jesh patriot sot do të thotë ta duash Republikën dhe ta respektosh rendin kushtetues, juridik e politik mbi të cilin është ndërtuar ajo,” tha ai.

Sipas tij, patriotizëm i vërtetë është të “respektosh qytetarët serbë, përfaqësuesit e tyre të zgjedhur, të dialogosh me ta dhe të angazhohesh për integrimin e tyre, jo përjashtimin”.

Në përfundim, Kryeziu shprehu shqetësimin se Kosova po rrezikon ta zhvlerësojë vetveten në sytë e partnerëve ndërkombëtarë. “Është e dhimbshme kur një klasë politike bie pre e demagogjisë dhe, për një grusht votash, e vendos Kosovën në tabelat e linjat e kuqe – si vend që cenon të drejtat e komuniteteve pakicë,” përfundoi ai./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz