BallinaLajmeIsmet Kryeziu: Bashkëngjitja e një partie opozitare në pushtet, pa një marrëveshje...

Ismet Kryeziu: Bashkëngjitja e një partie opozitare në pushtet, pa një marrëveshje të qartë, nuk e rrit elektoratin

Të ngjajshme

Mot i paqëndrueshëm: IHMK paralajmëron për erëra të fuqishme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me një njoftim...

“Krimi vazhdon”, mesazhi i fortë nga rivarrimi i Ajvaz Shehut

Në përvjetorin e njëzet e shtatë të masakrës në...

​Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës

Situata e tensionuar në rajonin e Gjirit, sidomos pas...

Rrahmani i ‘jep zemër’ bashkëlojtarëve: 10 vite pritje dhe sakrificë për një ditë si kjo

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka motivuar bashkëlojtarët e...

Tahiri: Kurti po dëshiron të instalojë sistem autoritar duke synuar postin e presidentit

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha...

Ismet Kryeziu ka kritikuar përfshirjen e subjekteve opozitare në pushtet pa marrëveshje të qarta politike, duke e cilësuar këtë qasje si akomodim personal të strukturave partiake.

Sipas tij, një bashkëqeverisje pa vizion dhe politika të qarta nuk e forcon partinë, nuk rrit elektoratin dhe shërben kryesisht interesave të ngushta për përfitime dhe pozita brenda pushtetit.

Postimi i tij i plotë:

Bahkangjitja e një subjekti opozitar në pushtet, pa një marrëveshje të qartë politike mbi politikat, ligjet apo vendimmarrjen gjatë qeverisjes, reduktohet në akomodim personal të një stafi partiak brenda pushtetit.
Kjo mënyrë e të bërit politikë nuk e rrit partinë, nuk krijon frymëzim dhe as nuk shërben si motiv për të rritur elektoratin.
Të qenët në pushtet, pa një ide të qartë politikbërjeje, nuk garanton rritje të bazës elektorale; përjashtim bën vetëm rrethi i ngushtë i grupeve të interesit, përfshirë strukturat partiake, të cilat orientohen drejt përfitimit të vendeve të punës dhe beneficioneve të tjera./Lajmi.net/
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz