back to top
Friday, November 7, 2025
BallinaLajmeIsmajli: VV-ja ka blerë vota me para dhe premtime të rrejshme 

Ismajli: VV-ja ka blerë vota me para dhe premtime të rrejshme 

Të ngjajshme

SHBA drejt rritjes rekord të arsenalit ajror me 1 milion dronë të rinj

Sekretari i Ushtrisë amerikane, Daniel Driscoll, njoftoi për se...

“U mandatua në mënyrë joligjore nga presidentja” – NISMA thonë se nuk kanë votë për Konjufcën

Deputetja e NISMA Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi, ka deklaruar se...

Vdes një këmbësor pasi u godit nga vetura në Prizren, shoferi ishte një polic

Një këmbësor ka mbetur i vdekur pasi është goditur...

Ish-komandanti i NATO-s, Wesley Clark, dëshmitari i fundit i mbrojtjes së Thaçit

Ish-komandanti i NATO-s, Wesley Clark, do të jetë dëshmitari...

Kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e LDK-së, Arbër Ismajli ka deklaruar se kundërkandidati i tij, Alban Hyseni bashkë me partinë e tij, LVV-në, kanë ushtruar presion ndaj kategorive sociale në zgjedhjet e 12 nëntorit.

Në “DPT te Fidani”, Ismajli po ashtu tha se nga informacionet që ai posedon, VV-ja ka shpërndarë një shumë të madhe parash në Gjilan.

Pos tjerash, ai deklaroi se punën që më së miri di ta bëjë VV-ja, është linçimi publik, ku Ismajli pretendon se edhe atij i është bërë e njëjta, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu, Ismajli thotë se VV-ja në Gjilan ka blerë vota, sipas tij, edhe financiare, por edhe me premtime të rrejshme e funksione të tjera.

“Nga informatat që ne i kemi, kanë shpërndarë shumë para, jashtëzakonisht shumë iu kanë bërë presion kategorive sociale, e kanë shtruar një lloj presioni te bizneset. Në anën tjetër, unë e kam thënë edhe më herët, këta janë të lindur, dhe të vetmen punë që e bëjnë mirë, e bëjnë punën e linçimit publik”, tha ai.

“Sipas burimeve tona, në lagjet e qytetit kanë shpërndarë para, kanë blerë votë, kanë blerë votë edhe financiare, edhe me premtime të rrejshme, edhe me funksione të ndryshme”, u shpreh Ismajli.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz