back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeIsmaili – Xharrës: Viktimizim është me të rreh burri e me ia...

Ismaili – Xharrës: Viktimizim është me të rreh burri e me ia lanë fajin tjetërkujt

Të ngjajshme

I mituri theri me thikë bashkëmoshatarin në Prishtinë

Një i mitur është kapur nga policia nën dyshimet...

Vetura godet 7-vjeçaren në Podujevë, dërgohet në QKUK

Në fshatin Surkish të Podujevës ka ndodhur një aksident...

Java e 18-të e Superligës së basketbollit, sot dy përballje interesante

Superliga e Basketbollit të Kosovës sot nis xhiron e...

Java e 18-të e Superligës së basketbollit, sot dy përballje interesante

Superliga e Basketbollit të Kosovës sot nis xhiron e...

AUV heq nga tregu edhe dy produkte Aptamil për foshnja

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka njoftuar se është...

Deputeti i VV-së, Fisnik Ismaili, i është kundërpërgjigjur anëtares së PDK-së, Arbana Xharra duke i thënë se viktimizim është me të rreh burri e me ia lënë fajin tjetërkujt.

Ismaili thotë se Xharra nuk është në pozitë që të flas për të tjerët e të tregojë se është njëri i mirë i drejtë.

“Në momentin që je futë qatje ku je, e prej momentit që ke vazhdue me qenë me ta, ti veç ke rrejtë pandërpre, edhe s’ka Domestos që të lan ty. Hujdisi punët tua në shpi, nanuq, pa mu drejtue mue” është shprehur Ismaili, transmeton Indeksonline.

Reagimi i tij i plotë:

Arbana Xharra, nanuq, jam pas kërrcënue unë edhe ma herët prej atyne dostave tu në plot raste, i kam publikue edhe i kam paraqitë në polici, sikur edhe këtë rastin mbramë. Unë dallime mes të dhunshmëve s’baj, edhe e them drejtpërdrejtë.

Viktimizim është me të rrehë burri, e ti me dalë me ia lanë fajin tjetërkujt. Kur të mësohesh me i denoncue krejt gjestet e dhunshme njajtë, pa dallim, e posaçërisht rastin tand që, mbas do fotove viktimizuese, kurrë ma një herë s’u çel muhabeti se kush ta bani.

Nuk je në pozitë me e shfrytëzue këtë situatë, për me u mundue me i tregue krejtve se je njeri i mirë e i drejtë. Në momentin që je futë qatje ku je, e prej momentit që ke vazhdue me qenë me ta, ti veç ke rrejtë pandërpre, edhe s’ka Domestos që të lan ty. Hujdisi punët tua në shpi, nanuq, pa mu drejtue mue.

P. S. 120 killa i kam tash, me profesion deputet, jo ninxhë. Veprat e trimnisë i kam krye në vaktin kur shefat tu rrijshin në Rogner. Mos u merr me mue, se xhixha.

Të Fundit

Sport

ShowBiz