BallinaIsmaili: Japonia votoi kundër nesh në UNESCO, sepse një zyrtar nga Kosova...

Ismaili: Japonia votoi kundër nesh në UNESCO, sepse një zyrtar nga Kosova ngacmoi seksualisht dikë atje

Të ngjajshme

Zbulohet formacioni i Kosovës, kjo është 11-shja e Franco Fodës!

Sonte në ora 20:45 zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe...

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë – Turqi

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së madhe finale...

Abdixhiku: Kjo është historia jonë, nuk dorëzohemi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ndarë emocionet e...

Misteri i Qefinit të Torinos thellohet

Misteri i Shroud of Turin është bërë edhe më...

Mungesa e fibrave lidhet me sëmundjet e zorrëve

Një dietë e varfër në fibra mund të jetë...

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka deklaruar në Info Magazine të Klan Kosovës se Japonia nuk ka votuar pro Kosovës në UNESCO, për arsyen se kohë më parë një zyrtar i lartë i Qeverisë ka ngacmuar seksualisht dikë në Japoni.

Prandaj, sipas Ismailit, është kjo edhe një arsye përse Qeveria duhet të zihet fajtore për mospranim në UNESCO.

“Mospranimit të Kosovës në UNESCO i ka kontribuuar sjellja e Qeverisë e jo Opozita”.

“Zyrtari i lartë qeveritar, ka ngacmuar seksualisht dikë në Japoni, e sigurisht që Japonia do të votonte kundër Kosovës”, ka deklaruar Ismaili.

Ismaili, kur përmendi rastin e ngacmimit seksual në Japoni, i është referuar Ramadan Sejdiut – drejtor i Departamentit për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike në ministrin e Zhvillimit Ekonimik – i cili ishte arrestuar nga forcat e rendit në Japoni, nën akuzat se ka bërë ngacmimi seksual dhe nuk ishte lejuar të kthehej në Kosovë.

Sejdiu, në Japoni po qëndronte për të ndjekur një trajnim për trajtimin e ujërave të zeza./klankosova.tv/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz