back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajme“Ishte një punë e brendshme”: Ish roja zbulon se kush e vrau...

“Ishte një punë e brendshme”: Ish roja zbulon se kush e vrau Kennedyn

Të ngjajshme

FSK-ja po e realizon ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”

Forca e Sigurisë së Kosovës përmes Regjimentit të Tretë...

Vazhdon seanca gjyqësore ndaj të dyshuarve për vrasjen e 26 vjeçarit në Prizren

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit, sot ka vazhduar shqyrtimi...

Fillon fushata vjeshtore e vaksinimit nga ajri kundër sëmundjes së tërbimit të kafshëve të egra

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton opinionin publik...

5 kinezë hyjnë ilegalisht në Kosovë, arrestohet i mituri serb që i shoqëroi

Një i dyshuar i mitur, shtetas i Serbisë, është...

Dogana kap mallra të falsifikuara në Vermicë

Gjatë një kontrolli të zakonshëm në pikën kufitare të...
Regjisori amerikan Oliver Stone ka zbuluar detajet e një rrëfimi në lidhje me vrasjen e John F. Kennedy.

Ish agjenti i Qeverisë së SHBA-së vendosi t’i rrëfente ato çfarë dinte pak para vdekjes.

Njeriu, i fshehur nën pseudonimin “Ron”, tha se ishte pjesë e trupës së rojeve presidenciale të asaj kohe dhe pohoi se “dikush nga ekipi i tij kishte qëlluar presidentin”, raporton Daily Mail.

Regjisori thotë se Ron kontaktoi me të për herë të parë përmes disa letrave, pas shfaqjes së filmit “JFK” në 1991, ku hedh hipotezën se vrasja e Kennedyt ishte produkt i një komploti qeveritar, përcjell Dita.

Më vonë, pasi u njohën personalisht, ish veterani i sëmurë me kancer vendosi të ndajë sekretin, që deri në atë moment dihej vetëm nga djali i tij.

Sipas vetë Ron, goditja fatale ishte “një punë e brendshme”, e kryer nga një snajper që i përkiste rojeve të sigurisë i ngarkuar për të ruajtur perimetrin.

Stone shton se fillimisht ishte skeptik në lidhje me pretendimet e ish zyrtarit për shkak të numrit të madh të teorive dhe akuzave në lidhje me vdekjen e Kennedyt.

Megjithatë, ai thotë se arriti të shuante dyshimet kur konstatoi se Ron ishte marinar në Vietnam, për të cilën u bind kur dëgjonte zhargonin e tij ushtarak dhe detajet e ndërlikuara, që regjisori i përshkruan si “të besueshme dhe shumë autentike”.

“Skenari që tregon (Ron) është shumë praktik. Kjo do të ishte mënyra se si unë do ta bëja nëse do të më duhej të bëja diçka të tillë”, shton Stone.

Edhe pse regjisori i famshëm nuk e di arsyen kryesore pse Ron vendosi të bëjë këtë rrëfim, pohon se në takimin e fundit me të në një hotel në Rochester, në Nju Jork, ish veterani “nuk donte para dhe as famë” dhe se veproi vetëm me ndërgjegje.

Detajet e rrëfimit janë njohur për herë të parë nga Matt Zoller Seitz, biografi i Stone, dhe do të ekspozohen në librin me titull “The Oliver Stone Experience” që do të dalë në shitje më 13 shtator.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz