back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeIshte në veturën e përfshirë nga zjarri, Bajqinovci: Gati u djega edhe...

Ishte në veturën e përfshirë nga zjarri, Bajqinovci: Gati u djega edhe unë

Të ngjajshme

Kosova e fillon fortë keq kampanjën e kualifikimeve për Botëror, Zvicra si Zvicra

Ishte ndeshja e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror, por...

Dajaku i ashpër me kritika pas humbjes së turpshme të Kosovës

Analisti i përhershëm i emisionit sportiv “Favorit”, Taulant Dajaku...

Zbulimet që po ndryshojnë mënyrën se si trajtojmë zemrën

Mjekët, shkencëtarët dhe kërkuesit në takimin vjetor të Shoqatës Europiane të...

Vetura e kandidatit për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, sonte është përfshirë nga zjarri derisa ai ishte në të.

Ngjarjen e ka konfirmuar vetë Bajqinovci, i cili tha se nuk e di arsyen deri tani se pse ka ardhur deri te zjarri.“

Vetura më është djegur dhe kam qenë në të, më shumë nuk kam çfarë të them. Ende nuk e di nëse përfshirë në zjarr nga ndonjë defekt, problem teknik apo diçka tjetër, veç gati u djega në të edhe unë”, tha ai për Kallxo.com.

Rastin e djegies së veturës e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.“

Rreth orës 19:00 është raportuar për një veturë me targë Kosove të përfshirë nga zjarri në lagjen Arbëria në Prishtinë. Nga zjarri është prekur edhe një veturë afër veturës që kishte marrë flakë”, tha Borovci.

Sipas tij, Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë menaxhuar përhapjen e zjarrit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz