back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeIshte në kërkim dhe s’u ndal kur iu kërkua: Polici qëllon me...

Ishte në kërkim dhe s’u ndal kur iu kërkua: Polici qëllon me armë zjarri drejt të dyshuarit, i cili arratiset duke shkaktuar aksident me të lënduar

Të ngjajshme

Hajduti që i vodhi orën Casillasit kapet duke e shitur atë në një dyqan

Mediat spanjolle kanë publikuar imazhet e një personi që...

​Ndërgjegjësimi për privatësinë konsiderohet të jetë në nivel jo të kënaqshëm

Ndërgjegjësimi qytetar për mbrojtjen e privatësisë është në nivel...

Dallaveret në Malishevë/ Doli: Klienti im ishte në rolin e anëtarit të Komisionit

Avokati Egzon Doli, në cilësinë e mbrojtësit të njërit...

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, zhvillon vizitë zyrtare në Libi (FOTO)

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka zhvilluar...

Një incident i rrezikshëm ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ku një person i kërkuar nga policia ka refuzuar të ndalet dhe ka arritur të largohet duke rrezikuar zyrtarët policorë dhe më pas ka shkaktuar një aksident trafiku me të lënduar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, konfirmoi për lajmi.net se njësi të veçanta të Policisë kishin tentuar të ndalonin të dyshuarin L.K. (i lindur në vitin 1996), i cili ndodhej në një veturë në momentin e ndërhyrjes.

“I dyshuari ka refuzuar urdhrat policorë dhe ka arritur të largohet duke rrezikuar zyrtarët. Njëri nga zyrtarët, në përpjekje për ta ndaluar, ka përdorur edhe armën zyrtare”, tha Pllana.

Pas arratisë, L.K. ka shkaktuar një aksident trafiku që ka rezultuar me persona të lënduar dhe dëme materiale. Pllana shtoi se lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha institucionet kompetente dhe se hetimet janë duke vazhduar.

Policia është në kërkim të të dyshuarit, ndërsa autoritetet kanë nisur procedurat për ndriçimin e plotë të ngjarjes./lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz