Ishte gangsteri më i madh, Al Capone kishte frikë veç nga një gjë e çuditshme

Bërtiste natën dhe ishte i bindur se edhe dikush është në shtratin e tij!
Krimineli i rryer Al Capone nuk është frikuar nga askush dhe nga asgjë, përveç botës së të vdekurve. Tingëllon pabesueshëm, por ditët e fundit të jetës i ka kaluar në tmerr për shkak të shpirtit me emrin Jimmy, transmeton gazetametro.net.
Të përkujtojmë disa detaje nga jeta e tij. Është rritur në Bruklin, si njëri prej nëntë fëmijëve. Në moshën 14 vjeçe, ishte përjashtuar nga shkolla sepse e kishte goditur arsimtarin në fytyrë. Pas kësaj iu bashkëngjit bandave të rrugëve. Ky ishte fillimi i një karriere të madhe mafioze.
Në momentin e vdekjes, Capone kishte rreth 100 milionë dollarë të cilat i kishte mbledhur me reket, zhvatje, bixhoz dhe me veprimet tjera kriminale.
Masakra e cila u krye në ditën e Shën Valentinit në vitin 1929 më së shumti lidhet me emrin e tij. Njëri nga njerëzit të vrarë atë ditë ishte edhe James Jimmy Clark. Nuk ka shumë informata për këtë njeri, por dihet se ishte kriminel i rangut të ulët i cili punonte për mafiozin Bugsy Siegel. Përndryshe, në këtë masakër janë vrarë shtatë njerëz të Bugsy’t, edhe pse Capone kurrë nuk është dënuar për këtë, ishte e qartë se ai i ka urdhëruar këto vrasje.
Kur ishte Capone në burg në Filadelfi, qelinë e kishte të pajisur mirë dhe shumë të rehatshme, por ai ishte i bindur se gjithmonë është dikush afër tij në shtrat. Të burgosurit tjerë dëgjonin se si natën bërtiste madje edhe që bisedonte me dikë.

Lexo edheNorvegjia do të realizojë projektin më të madh në botë: Autostradën me vlerë 43 mld dollarë
Kur u lirua, mendoi se Jimmy e kishte lënë rahat. Mirëpo, ai gjithmonë e kishte përcjellë kudo. Capone kërkoi ndihmë nga parashikuesit, por kot. U bë aq paranoik saqë truprojat shpesh vraponin në dhomën e tij duke menduar se dikush e ka sulmuar. Në vend të kësaj, e gjenin vetëm dhe të frikësuar deri në palcë.
Pas një kohe, u dënua sepse nuk kishte paguar tatim dhe përfundoi në Alkatraz. Tashmë veç vuante nga sifilizi. Sjelljen e kishte tejet bizare, kështu që u lirua për të sjelljes së mirë.
Vdiq në vitin 1947 kur ishte 48 vjeç. Nuk është e njohur athua vërtet e ka ndjekur Jimmy apo gjithë kjo ishte pasojë e çmendurisë për shkak të sifilizit.
Duke marrë parasysh se Capone vërtet mendonte se është i mallkuar, duket se Jimmy vërtet arriti të hakmerret.














