“Ishte fantastike”/ Adam Scott rrëfen emocionet dhe detajet nga dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce
dp

Lexo edheFinalistja e Miss England që sfidoi standardet e bukurisë/ Garoi pa grim dhe përcolli një mesazh të fortë

Aktori Adam Scott ka zbuluar disa detaje nga dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce, ku ishte i pranishëm së bashku me bashkëshorten e tij, Naomi.
Duke folur në emisionin “Today”, Scott e përshkroi ceremoninë si një ngjarje jashtëzakonisht të bukur dhe emocionuese, duke theksuar atmosferën e veçantë që mbizotëronte mes të ftuarve.
Sipas aktorit, në dasmë ishin mbledhur njerëz që kishin një lidhje të vërtetë me çiftin dhe që i donin sinqerisht Taylor Swift dhe Travis Kelce.
Scott tregoi se emocioni ishte i madh edhe mes të ftuarve, me shumë prej tyre që u përlotën gjatë momenteve të ceremonisë.

Lexo edheFinalistja e Miss England që sfidoi standardet e bukurisë/ Garoi pa grim dhe përcolli një mesazh të fortë
“Fitova shumë pikë si baba”
Aktori foli edhe për vajzën e tij 16-vjeçare, Frankie, e cila është një fanse e madhe e Taylor Swift.
I pyetur nëse pjesëmarrja në dasmë i kishte dhënë shumë “pikë” në sytë e vajzës së tij, Scott u përgjigj me humor se po, por se i kishte humbur menjëherë disa prej tyre pasi nuk e kishte marrë Frankie me vete.