BallinaSportIshte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Të ngjajshme

Koreografia e jashtëzakonshme e “Dardanëve” në ndeshjen ndaj Turqisë

Atmosfera në stadiumin “Fadil Vokrri” ka arritur kulmin në...

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Ukrainë-Shqipëri, ky është rezultati

Ka përfunduar me rezultatin 0-0 pjesa e parë e...

Përfundon pa gola pjesa e parë në ndeshjen Kosovë-Turqi

Në stadiumin “Fadil Vokrri” po zhvillohet ndeshja historike mes...

Italia përfiton nga gabimi i Bosnjës, shënon golin e epërsisë

Italia ka arritur të shënojë golin e epërsisë ndaj...

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të “play-offit” të Botërorit 2026, duke shuar ëndrrën për SHBA, Kanada e Meksikë.

“Dardanët” u mposhtën 1-0 në shtëpi nga Turqia, me një gol të shënuar në pjesën e dytë.

Ishte Kerem Akturkoglu që shënoi për 1-0, në minutën e 53-të.

Goli erdhi pas një depërtimi nga ana e Kenan Yildizit, nga pasimi i të cilit u krijua goli.

Kosova pati rastet e saja gjatë tërë ndeshjes, mirëpo nuk arriti të shënojë gol.

Fisnik Asllani dy herë e testoi portierin turk, Ugurcan Cakir, mirëpo nuk e mposhti.

Me këtë humbje, Kosova nuk arrin të kualifikohet në Botëror, me Turqinë që do të luajë verës në këtë turne.

Në shtator, Kosova i nis ndeshjet e Ligës së Kombeve./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz