back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaSportIshin “Magique”, u bëmë “Tragique”: Humbja e PSG në gazetat franceze

Ishin “Magique”, u bëmë “Tragique”: Humbja e PSG në gazetat franceze

Të ngjajshme

Cristiano Ronaldo shënon golin e 961 në karrierë (VIDEO)

Cristiano Ronaldo ka shënuar edhe një gol tjetër në...

KQZ: Nesër shpallën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Nesër certifikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit....

Vdes aktorja e “Home Alone”

Aktorja e njohur kanadeze-amerikane, Catherine O’Hara, e famshme për...

Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, deklarohet policia

Një person është goditur nga një veturë në Prishtinë....

Humbja e pabesueshme e PSG në Cam Nou i ka rrëmbyer skenën edhe fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale. Disa flasin për largimin e Unai Emery, disa për dështim, të tjerë kujtojnë të kaluarën

E pakualifikueshme. Tragjike. E pafalshme. Humbja në Camp Nou pushton PSG dhe pothuaj e hedh në erë projektin e ngritur në pak më shumë se pesë vjet nga qindra miliona Euro, të shpenzuara nga Emiri i Katarit. 6-1, rezultati që rishkruan historinë e rikthimit në futboll, lë një plagë të thellë në klubin kryeqytetit francez, i cili mund ta harrojë, shkruan editoriali i l’Equipe sot, vetëm nëse një ditë fiton Ligën e Kampionëve. Ajo ditë, sot, megjithatë, duket shumë e largët.

E turpshme është titulli që ka zgjedhur gazeta sportive për faqen e parë sot. Një mbiemër i marrë edhe nga Parisien, për të përshkruar një kolaps të papritur, një fundosje shkatërruese për shkak se PSG ishte ngritur shumë lartë, pas 4-0 të ndeshjes së parë. Pra, pasi mbërritëm vetëm pak sekonda larg “nga të qenit në gjendje për t’u bërë një ekip i madh i Europës”, ekipi Emery është shndërruar “në një markë botërore që simbolizon dështimin”.

Ka “moskuptim dhe zemërim”, që dalin nga komentet Equipe, e cila kujton me hidhërim se si futbolli francez kish shpresuar për “një pranverë fantastike” dhe në vend të saj, “e gjen veten lakuriq, të zhveshur nga iluzionet dhe të rikthyer në dimrin e tij të përjetshme”. Pra, pas 14 shkurtit, PSG ishte me të vërtetë “Magique”, si thuhet në një nga koret e tifozëve. Tashmë, skuadra e Emery u bë “tragique”. /bota.al/

Të Fundit

Sport

ShowBiz