back to top
Sunday, August 3, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditIsh-zyrtari i KGB: Trump po i përgjigjet taktikave të Putin -qe çfarë...

Ish-zyrtari i KGB: Trump po i përgjigjet taktikave të Putin -qe çfarë mund t’i shkatërrojnë Rusisë dy nëndeteset nukleare amerikane

Të ngjajshme

Zelenski: Po punojmë për një takim të ri me Moskën

Teksa konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë vijon të përshkallëzohet,...

Lookman bën një postim në “Instagram”, i kërkon Atalantës largimin

Ademola Lookman do të largohet nga Atalanta. Mirëpo nigeriani, nuk...

Vdes në moshë të re hoxha nga Presheva, Faton Musliu

Një rast i dhimbshëm ka ndodhur sot në Preshevë. Atje,...

“Mendoj se kam të drejtën të flas…”. Buzëqesh hidhur Evgenij Savostyanov, që ka qenë shef i KGB-së së Moskës dhe më pas një teknik me të kaluar të rëndësishme ushtarake në shërbim të qeverive, përfshirë ato të Vladimir Putinit.

U largua si Ministër i Kulturës në vitin 2015, duke denoncuar klimën e censurës që sipas tij ishte bërë mbizotëruese. Në vitin fatal 2022, ai promovoi një dokument kundër “Operacionit Ushtarak Special” në Ukrainë dhe më pas një tjetër kundër përdorimit të kërcënimit bërthamor. Por pavarësisht kësaj karriere, ai nuk mund të shkelë në Evropë. Sot konsiderohet si një nga analistët më të mprehtë për çështjet e vendit të tij.

Duhet ta marrim seriozisht rrezikun e një përshkallëzimi bërthamor?

“Presidenti i SHBA-ve po bën një veprim pasqyrues me atë të Vladimir Putinit, i cili gjatë këtyre viteve ka tentuar disa herë të ushtrojë presion mbi opinionin publik perëndimor, duke lënë të kuptohet vendosmëria e tij për të ‘shkuar deri në Apokalips’, gjë që në realitet nuk ka qenë kurrë e vërtetë. Shumë herë kjo taktikë ka dhënë rezultate. Në shoqëri lindte panik, Shtëpia e Bardhë fillonte të kërkonte kompromise, në thelb i bëheshin lëshime Putinit. Kjo ndodhi në shkurt të 2014-ës gjatë pushtimit të Krimesë. Pastaj në shkurt të 2022-shit, në fillim të luftës me Ukrainën, dhe në tetor të 2022-shit, kur Putini duhej të shpëtonte trupat e bllokuara në Kherson, dhe në shkurt të 2024-ës, kur duheshin ndalur furnizimet ushtarake amerikane për Ukrainën. Vetëm për të dhënë disa shembuj”.

Dhe tani, me Trump që thotë se do të zhvendosë nëndetëset?

“Deklaratat e presidentit amerikan janë një sinjal i qartë se me të kjo taktikë e Putinit nuk do të ketë sukses. Por, ndryshe nga koha e krizës së Kubës në 1962 dhe luftës së Yom Kippur në 1973, kur BRSS dhe SHBA-të u detyruan të merrnin seriozisht një rrezik të tillë, në këtë fazë nuk ka një rrezik real përshkallëzimi. Ukraina nuk është në prag të një disfate të vërtetë ushtarake, siç ishin atëherë Kuba ose Egjipti”.

Sipas jush, a do të trembet Rusia nga një prej shumë deklaratave të Trumpit?

“Analistët e Kremlinit me siguri nuk do t’u ketë shpëtuar përmendja e dy nëndetëseve bërthamore, me sa duket të klasit Ohio, të pajisura me armë bërthamore ose konvencionale, potenciali i të cilave është i mjaftueshëm për të asgjësuar komponentin strategjik tokësor rus me rampat e lëshimit. Ju siguroj që kjo bën një farë përshtypjeje”.

Medvedev duhet marrë seriozisht?

“Në fillim, ai aspironte për statusin e një politikani modern dhe të ndriçuar. Tani ai poshtërohet qëllimisht, ashtu siç ndodhte edhe gjatë viteve të presidencës së tij, duke i imponuar të shprehë provokimet më idiote për të trembur SHBA-të dhe Evropën. Thjesht, duhet anashkaluar. Nga ai, si edhe nga të gjithë të afërmit e Putinit, nuk varet asgjë”.

Si do të përfundojnë përpjekjet për marrëveshje mes Trump dhe Putin?

“Kjo histori dashurie nuk ka ekzistuar kurrë. Ne kemi qenë dëshmitarë të një prej strategjive negociuese të Trumpit: lajkatimi, shfaqja e gatishmërisë për të bërë lëshime, për të marrë lëshime të tjera në favor të tij. Kur kjo taktikë nuk funksionon, Trump gjithmonë e ndalon së përdoruri. Kjo është ajo që po ndodh tani. Fatkeqësisht, udhëheqësit e vendeve që unë i quaj ‘Unaza e së keqes’ – Xi, Putin, Kim, Khamenei – janë persona jashtëzakonisht të ideologjizuar, të cilët i nënshtrojnë nevojat e vërteta të vendeve të tyre synimin delirant për të ‘shkatërruar ndikimin e Perëndimit’. T’i bindësh ata është e pamundur. Mund t’u kundërvihesh vetëm me forcën e frikësimit (deterrencës)”.

A mund të quajmë edhe deklaratat tuaja si një shembull të rusofobisë?

“E vlerësoj ironinë. Propaganda ruse përpiqet t’i imponojë botës një perceptim të deformuar të këtij problemi. Do të donte të besohet se frika dhe mosbesimi ndaj Rusisë ekzistojnë në Evropë jo si efekt i agresionit ndaj Ukrainës dhe frikës racionale ndaj saj – që për fat të keq nuk është mjaftueshëm e përhapur – por si rezultat i disa interesave dhe paragjykimeve”.

Keni përjetuar ndonjëherë personalisht një episod të supozuar rusofobie?

“Po flas për këto gjëra me vetëdije të plotë. Unë vetë që nga viti 2014 e kam të ndaluar hyrjen në Evropë. Por nuk e konsideroj këtë një akt rusofobie. Ajo që më ka ndodhur është një kombinim i ‘taksës’ që paguaj për biografinë time jo fort të zakonshme dhe zellit të pashuar e të dëmshëm të disa funksionarëve të vendeve evropiane”.

Pra ju e konsideroni të justifikuar frikën nga Rusia në Evropë?

“Nëse një europian i zakonshëm do të dinte se çfarë thonë për vendin e tij si propagandistët rusë ashtu edhe politikanët e niveleve më të larta, atëherë frika e tij do të rritej disa herë më shumë. Dhe në sistemin e vlerave të tij, mbrojtja e Evropës do të ngrihej në vendin e parë. Të vazhdosh t’i mbrosh qytetarët nga realiteti që po afrohet te dera e shtëpisë së tyre, siç bëjnë disa media dhe disa qeveri, është një gabim kolosal”. /TCH/

- Advertisement -

Të Fundit