back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaLajmeIsh-zëvendësministri i Infrastrukturës nga AAK, Rexhep Kadriu kalon në LDK – Kandidon...

Ish-zëvendësministri i Infrastrukturës nga AAK, Rexhep Kadriu kalon në LDK – Kandidon për deputet

Të ngjajshme

15 parti dorëzuan listat me kandidatë në KQZ deri në orën 21:30

Sonte në mesnatë (e diel, 7 dhjetor 2025, ora...

Juventusi pranon edhe golin e dytë ndaj Napolit

Skuadra e Napolit ka shënuar golin e dytë ndaj...

Kupchan: Situata në Ballkanin Perëndimor e ndjeshme, stabiliteti varet nga roli i ShBA-së

Kryetari republikan i Nënkomitetit për Evropën, Keith Self, vlerësoi...

Enca rikujton fëmijërinë, shfaq vetëbesim ekstrem

Këngëtarja e njohur Enca është bërë nostalgjike. Ajo ka ndarë...

Ish-zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Rexhep Kadriu i cili ishte pjesë e qeverisjes së AAK-së, ka kaluar në LDK.

Ai ka njoftuar se është rikthyer në jetën publike dhe do të garoj për deputet nga LDK në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Ky hap vjen pas një periudhe reflektimi të thellë personal dhe profesional. Përplot vite, Anamorava më ka besuar përgjegjësi të rëndësishme – si nënkryetar i Komunës së Gjilanit dhe si zëvendësministër i Infrastrukturës, ku kemi shtyrë përpara projekte kapitale historike për Gjilanin dhe Anamoravën, përfshirë autostradën, impiantin e ujërave të zeza dhe investime të tjera kapitale që sot do të ishin drejt përfundimit po të mos ishte ngadalësimi i proceseve nga qeverisja aktuale. Besoj fuqishëm se Gjilani, Anamorava dhe gjithë Kosova kanë nevojë për një qasje të re, për seriozitet, për punë dhe për stabilitet institucional. Pikërisht për këtë arsye, rrugëtimi im i ri politik nis në Lidhjen Demokratike të Kosovës – partinë që po rikthen shpresën dhe normalitetin në vend”, ka shkruar Kadriu në Facebook.

Ai ka shprehur mirënjohje për strukturat e LDK-së që i kanë besuar këtë detyrë.

“Një falënderim i veçantë shkon për kryetarin e Degës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri, për mbështetjen dhe partneritetin e tij të vazhdueshëm, si dhe për kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku, për ftesën dhe hapësirën për të kontribuar me përvojën time. Vij në këtë garë me përkushtim të plotë për t’u shërbyer qytetarëve – me eksperiencën e fituar në qeveri, me përvojën nga biznesi dhe me vendosmërinë për t’i rikthyer Anamoravës zhvillimin që e meriton. Vij për të përfunduar projektet që kanë mbetur pezull. Vij për Anamoravën. Vij për Kosovën. Le të zgjedhim shpresën”, ka shkruar Kadriu në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i tij në Facebook:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz