Dëshmi të tjera vënë në pah se në listën e publikuar të veteranëve mashtrues, janë përfshirë edhe veteranë të UÇK-së, të cilët thonë se ishin ushtarë të vërtetë.
Një rast i tillë, është edhe ai i Ridvan Hoxhës nga Gjilani, i cili thotë përfshirja e tij në listën e veteranëve mashtrues, u bë për qëllime të caktuara politike.
Fajtorë për këtë e bënë jo vetëm Prokurorinë Speciale që thotë se u ndikua nga politika, por edhe ish-eprorët e tij të luftës që nuk i mbrojtën vlerat e veteranëve të vërtetë.
Ai paralajmëron se do të bëjë padi dhe do ta çojë këtë rast deri në fund, vetëm për ta larguar emrin e tij nga kjo listë.