back to top
Friday, November 7, 2025
BallinaLajmeIsh-ushtari i UÇK-së i reagon Faton Pecit: Unë nuk i kam milionat,...

Ish-ushtari i UÇK-së i reagon Faton Pecit: Unë nuk i kam milionat, për shpifjet ndaj meje, familjes sime dhe kompanisë do të shihemi në gjykatë

Të ngjajshme

Ish-ushtari i UÇK-së, Jahir Dedia, që po ndërton urat që lidhin Jugun me Veriun i ka reaguar kandidatit për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, pas deklaratave të këtij të fundit në drejtim të tij.

Dedia ka mohuar kategorikisht pretendimet e Pecit, i cili ka thënë se “po merr miliona”. Ai ka theksuar se kurrë nuk ka parë miliona, duke shtuar se për shtatë vite ka jetuar me qira dhe se akuzat e Pecit janë shpifje me qëllim njollosjeje të emrit të tij, të familjes dhe të kompanisë që drejton.

“Unë nuk kam miliona dhe për shpifjet që kanë për qëllim përlyerjen e familjes sime, të kompanisë dhe të kontributit tim, do të takohemi në gjykatë”, ka deklaruar Dedia.

Ai gjithashtu ka reaguar ndaj pretendimit të Pecit se nuk ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se kjo është lehtë e verifikueshme pasi komandanti i Zonës Operative të Shalës është gjallë dhe mund ta konfirmojë pjesëmarrjen e tij, transmeton jepizë.

Dedia ka bërë të ditur se do të ndërmarrë masa ligjore ndaj Faton Pecit për këto shpifje.

Ndërkohë, edhe familja e biznesmenit dhe humanistit Agron Zeneli ka reaguar një ditë më parë ndaj deklaratave të Pecit, duke i cilësuar ato si shpifje dhe tentativë për njollosjen e emrit të tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz