back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeIsh-trajneri i Niklit: Tifozë nga e gjithë Kosova duhet të jenë në...

Ish-trajneri i Niklit: Tifozë nga e gjithë Kosova duhet të jenë në stadium për ndeshjen Feronikeli – TNS

Të ngjajshme

Shqipëria fiton, ngjitet mbi Serbinë që u shkatërrua nga Anglia

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një fitore minimale kundër...

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria amerikane, jo nga Izraeli

Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj...

Laçi: Shpresoj të shënojmë ndaj Serbisë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi ka folur...

 Nedim Bajrami: Ndaj Serbisë hyjmë për tri pikë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, ka folur...

Trajneri më i suksesshëm në futbollin kosovar, Afrim Toverlani ka vlerësuar paraqitjet e lojtarëve të Feronikelit në ndeshjen e djeshme ndaj TNS.

Feronikeli ka barazuar ndaj TNS me rezultatin 2-2 në ndeshjen e raundit të parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, përcjellë GazetaBlic.

Mevlan Zeka 89′ dhe Astrit Fazliu 92′ shënuan për të evituar humbjen dhe për të marrë një rezultat mjaft pozitiv në sfidën e Ligës së Kampionëve – pasi barazimi me gola vlen shumë për ekipet mysafire në këtë kompeticion.

Ish trajneri i Feronikelit, Afrim Toverlani theksoi se paraqitje e Feronikelit në Uells ishte e mirë – sidomos në 10 minutat e fundit të ballafaqimit.

“Mendoj se ndeshja ka qenë kryesisht e mirë – sidomos në dhjetë minutat e fundit, kur edhe e barazuan rezultatin, përndryshe në pjesën e parë më tepër u orientuan që të mos pësojnë gol, kurse në sulm nuk arrinin të dilnin”, tha fillimisht ‘Toki’ për ‘GazetaBlic‘.

“Unë shpresojë shumë se Feronikeli do ta kalojë skuadrën uellsiane, TNS, sepse ka potencial brenda skuadrës së saj, por nuk guxojmë të konsiderojmë si të kryer – sepse shumë herë jemi dëshmitarë që skuadrat kosovare janë eliminuar nga ekipe më të dobëta. Besojë që lojtarët do të jenë të vëmendshëm”, vazhdoi ai.

Në fund, Afrim Toverlani theksoi se faktori vendas do të jetë një përparësi e vogël për ekipin e Zekrija Ramadanit dhe ‘ftoi’ të gjithë tifozët e futbollit kosovarë që të përkrahin ekipin nga Drenasi në këtë duel.

“Unë mendoj që në këtë ndeshje nuk duhet të jenë vetëm tifozët e Niklit – por të gjithë Kosovës, sepse Feronikeli po e përfaqëson vendin tonë. Të gjithë ata që e dojnë futbollin dhe Kosovën, duhet të jenë në stadium.”

“Faktori vendas do të jetë një përparësi e lehtë – por nuk guxojmë që kjo është punë e kryer. E di që lojtarët nuk do ta bëjnë një gabim të tillë – të cilin e kanë bë skuadrat kosovare në të kaluarën, pasi do të jenë të motivuar dhe të koncentruar për të eliminuar kundërshtarin”, tha në fund Afrim Tovërlani.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz