BallinaLajmeIsh-prokurori Jack Smith tregon se zyrtarët amerikanë ishin interesuar për punën e...

Ish-prokurori Jack Smith tregon se zyrtarët amerikanë ishin interesuar për punën e tij në Hagë

Të ngjajshme

Raportuesi estonez uron Kurtin për kompromiset: Besoj se është e dobishme për BE’në dhe Kosovën

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Europian, Riho Terras, ka...

Përleshje mes disa personave në Prishtinë, një person i lënduar

Disa persona janë përfshirë në një përleshje në rrugën...

Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon

Pas debateve të ashpra mes Mateos dhe Artanit, Brikena...

Ish-kryeprokurori i Hagës në rastin kundër krerëve të UÇK-së, Jack Smith, në një dëshmi të dhënë përpara Komitetit Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve ka folur edhe për udhëtimet e tij nga Haga për në Washington dhe për takimet që ka pasur gjatë qëndrimit të tij në SHBA.

Smith teksa flet për një takim që ka pasur në Departamentin e Drejtësisë në Departament të Shtetit, tregon se në disa prej bisedave zyrtarë të lartë të Departamentit të Drejtësisë e kanë pyetur rreth Hagës.

Drejtuesi i Komitetit në Dhomën e Përfaqësuesve e ka pyetur Smithin se cilat kanë qenë temat e takimeve që ka pasur me zyrtaret, Monaco, Klapper dhe Garland.

 “Ata – më pyetën për punën time në Hagë”, ka thënë Smith në dëshminë e tij.

Ai tutje ka treguar edhe për një fjalim në Seksionin e të Drejtave të Njeriut në Departamentin e Drejtësisë, për të folur për punën që po bënte në Hagë.

Kryetari i Komitetit që ka marrë në pyetje Smithin është interesuar nëse kjo ka qenë e gjitha që ai ka biseduar.

Smith është përgjigjur që kanë folur pak a shumë për punën e tij, përvojën si prokuror dhe si e shihte punën e tij.

Më pas drejtuesi i Komitetit e ka pyetur Smithin nëse këto biseda që ka pasur ishin në formë interviste, gjë të cilën e ka pohuar ish-kryeprokurori.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz