Max Ehrich duket se nuk po e përjeton aspak mirë ndarjen nga Demi Lovato.
Ish-partneri i Demi Lovatos, është parë duke qarë në vendin ku i kishte propozuar këngëtares martesë, shkruan TMZ, transmeton lajmi.net.
Burime pranë TMZ thonë se Max Ehrich të premten publikon singlin e ri dhe ka të bëjë me lidhjen e tij me Demin.
Thuhet se kënga ka të bëjë për natën kur ai u takua me Demin dhe tregon historinë e tij të dashurisë me të.
Kënga e re e tij është incizuar në karantinë, në një studio të improvizuar brenda shtëpisë ku ai jetonte me Demin.
Madje, këngëtari e kaloi fundjavën në plazhet e Malibusë, në vendin ku i kishte propozuar artistes martesë.
Burime të “TMZ” thonë se Max po bën gjithçka për t’u ribashkuar me Lovaton.