back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaLajmeIsh-mjeku i UÇK-së: Krejt rrencat i kanë sot së paku nga dy...

Ish-mjeku i UÇK-së: Krejt rrencat i kanë sot së paku nga dy tre milionë euro

Të ngjajshme

U prezantua rrejshëm si pjesëtar i FSK-së, arrestohet e më pas lirohet i dyshuari

Një person është arrestuar të premten mbrëma në fshatin...

Arrestohet një person në Prizren, i konfiskohen lëndë narkotike

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren,...

Gjilan: Arrestohet i mituri pas sulmit me thikë ndaj dy bashkëmoshatarëve

Një i mitur është arrestuar në Gjilan nën dyshimin...

Parashikimi i motit për sot, i vranët dhe mjegull

Sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me...

Ish mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi në një postim të tij në Facebook ka shkruar rreth datës 1 prill, që ndryshe njihet në popull si ‘Dita e gënjeshtrave’. Ai në këtë rast ka etiketuar politikanët për të cilat thonë se nëse thonë se ‘nuk do të rrejnë më’, ata po e thonë gënjeshtrën e radhës, pasi rrencit nuk i bëhet kurrë boll t’u rrejt.

Ai madje thotë se të gjithë ata gënjështarët i kanë së paku nga dy ose tre milionë.

Postimi i plotë:

Kaloi e hëna dhe një prilli. Rapsodi i njohur nga Drenica, Rexhë Kopiliqi, thurte vargje për ditët e javës the kur vinte tek e premtja thoshte: “E xhuma, kush ka rrejtë mos me rrejtë ma!” Por jo, ai që ka rrejtë deri tash ka me rrejtë gjithmonë, sepse rrena dhe hajnia janë vese impulsive, që do me thënë se edhe po deshe e ke vështirë t’i kontrollosh. Në anën tjetër, ato janë provuar si mjaft profitabile në hapësirat shqiptare. Krejt rrencat i kanë sot së paku nga dy tre milionë euro! Cilido politikan që ju thotë se “boll ju kemi rrejtë”, ai po ju premton se do të pushojë të ju rrejë më tutje, që do me thënë se po ju rren prapë, sepsa rrencit nuk i bahet kurrë boll t’u rrejtë!/PARROTLLA.NET/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz