Ish-Miss Shqipëria zbulon portretin e djalit
dp·

Ish-Miss Shqipëria, Klea Bushi, ka ndarë një moment të veçantë me ndjekësit e saj duke publikuar për herë të parë foton e djalit të saj, Kristof, në ditëlindjen e parë të tij.
E martuar me partnerin malazez, Millosh, Klea ka organizuar një festë të ëmbël mes dekorimeve me tullumbace e arusha lodër, ku në qendër ishte vogëlushi që mbushi një vit.
“Urime ditëlindja e parë djali im i dashur”. Ti na mbushe zemrat me gëzim dhe i ndriçove jetët tona. Ne do të jemi gjithmonë pranë teje. Të duam pafund”, shkroi Klea në një dedikim për të birin.
Lexo edheSi të ruani një kujtesë të qartë pas moshës 50 vjeç















