back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaLajmeIsh-ministri Jabllanoviq kundër protestës së sotme të serbëve: Protestë për çka?

Ish-ministri Jabllanoviq kundër protestës së sotme të serbëve: Protestë për çka?

Të ngjajshme

Aksident në afërsi të QKUK-së, një person shihet i shtrirë në rrugë

Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në afërsi...

Vetëvendosje publikon listën me emrat kandidues për zgjedhjet e dhjetorit

Edhe Lëvizja Vetëvendosje tanimë ka publikuar listën e emrave...

Labi tregon ditët më të errëta të familjes së tij

Konkurrenti i shtëpisë më të madhe në vend, Labinot...

Syla: Fatmir Limaj ma PDK nuk mundet me kanë se qe 12 vjet s’u kanë aty

Analisti Valon Syla tha se Bedri Hamzës “i kanë...

Ish-ministri i Kosovës për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviq, i cili është edhe kryetar i Partisë Serbe të Kosovës, ka kritikuar mbajtjen e protestës së bashkëkombasve të tij në disa komuna të Kosovës.

Ai tha se Lista Serbe duhet të mbahet përgjegjëse pse dështoi të merret vesh me kryeministrin Albin Kurti, në qeverinë e të cilit bën pjesë, për zgjedhjet serbe të 3 prillit.

“Protesta kundër çfarë dhe pse? Tani qytetarët duhet të mbrojnë me prezencën e tyre paaftësinë e Listës Serbe, e cila nuk ka mundur të pajtohet me kryeministrin e tyre Albin Kurti që t’u lejojë zgjedhjet serbe. Lista Serbe është partnere e Albin Kurtit”, tha Jabllanoviq në një deklaratë për RTV Kim.

Ai ka theksuar se Lista Serbe nuk ka të drejtë të largohet nga institucionet sepse “përfaqësuesit e saj nuk po mund të bëjnë marrëveshje politike” me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Nëse duan të shprehin pakënaqësinë e tyre me këto institucione në një farë mënyre, nga ku i marrin pagat e tyre, e të cilat janë shumë të larta dhe përndryshe kanë dy rroga, duhet t’ua dhurojnë pagat disa organizatave humanitare serbe në Kosovë dhe të qëndrojnë në institucione për të luftuar për serbët”, tha Jabllanoviq.

Në fund, Jabllanoviq tha se ka frikë që serbëve do t’u duhet që për 3 prill t’iu hipin autobusëve dhe të shkojnë në mënyrë të organizuar për “votim të kontrolluar” në Serbi.

Jabllanoviq ishte shkarkuar nga pozita e ministrit nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Isa Mustafa, pasi kishte ofenduar nënat e Gjakovës. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz