Futja e asociacionit të komunave serbe në rend dite, do ti rikthej protestat opozitare në vend.
Ato do kenë një qëllim të vetëm: rrëzimin nga pushteti të presidentit të Kosovës Hashim Thaçit.
Kështu të paktën po paralajmëron deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi.
Për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, ratifikimi i Demarkacionit e ka gëzuar presidentin Thaçi, për shkak se sipas tij tashmë është hapur shansi i Zajednicës, duke shtuar se planet e Serbisë tashmë janë kthyer në agjendën e presidentit Thaçi.
Në një prononcim për Gazetën Blic, Selimi paralajmëroi rrëzimin e Thaçit nga pozita e të parit të vendit.
Tha se nëse rrëzimin e tij nuk do ta bëjë Kuvendi, atëherë ai duhet të rrëzohet përmes protestave.
“Ratifikimin e Demarkacionit e ka gëzuar Thaçin edhe për faktin se iu ka hapur shansi i Zajednicës. Planet e Serbisë janë kthyer tashmë ne agjendë të tij. Ai duhet shkarkuar ose rrëzuar sa me shpejtë, përndryshe do ta rrezikojë edhe më shumë Kosovën. Nëse nuk e shkarkon Kuvendi, ai me protesta erdhi në presidencë dhe me protesta mund te ikë nga aty”, ka thënë deputeti Rexhep Selimi.
I pari i vendit ka qenë në cak të kritikave në javët e fundit edhe për shkak të “implikimit” të tij siç thuhet në arrestimin e më pas depërtimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova. Madje për shkarkimin e tij u iniciuan edhe peticione online./GazetaBlic/