BallinaLajmeLajmet e FunditIsh-lojtari i NBA-së dënohet me 8 vjet burg për përdhunimin e një...

Ish-lojtari i NBA-së dënohet me 8 vjet burg për përdhunimin e një 21-vjeçareje

Ben McLemore, i cili u shpall fajtor ditët e fundit për përdhunimin e një gruaje 21-vjeçare në një festë në vitin 2021, është dënuar me tetë vjet burg.

McLemore i kishte mohuar akuzat, duke thënë se marrëdhënia seksuale ishte konsensuale, por gjykata nuk u bind nga ish-lojtari 32-vjeçar i NBA-së dhe ish-lojtari i AEK-ut.

21-vjeçarja pretendoi se u zgjua e dehur pas një feste në shtëpinë e ish-shokut të skuadrës së McLemore, Robert Covington dhe 32-vjeçari e përdhunoi pa pëlqimin e saj, përcjell tch.

McLemore luajti për klubin turk Merkezefendi sezonin e kaluar dhe luajti në NBA për nëntë sezone, ku bëri 571 paraqitje.

- Advertisement -