back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaRegjionaleDrenasIsh-kryetari i Gjykatës në Drenas, përgjegjës për parashkrimin e mbi 10 mijë...

Ish-kryetari i Gjykatës në Drenas, përgjegjës për parashkrimin e mbi 10 mijë lëndëve

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars...

Basha: Unë jam argat, ku ta sheh VV që muj me ndihmu, une e marr atë pozitë

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet...

Shënoi hat-trick ndaj Manchester Cityt, Valverde është lojtari i javës

Federico Valverde ishte heroi i Real Madridit, në ndeshjen...

Ish-kryetari i degës së Gjykatës Themelore të Prishtinës në Drenas, Avdi Haxhaj, është gjetur fajtor për parashkrimin e mbi 10 mijë lëndëve të kundërvajtjes në komunikacion, që i përkasin vitit 2014, shkruan sot Koha Ditore.

Pas hetimeve disamujore të zhvilluara nga Zyra e Prokurorit Disiplinor (ZPD), si dhe pas shqyrtimit të rekomandimit të Zyrës për masë disiplinore, Komisioni Disiplinor, që funksionon si shkallë e dytë brenda Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), ka marrë vendim këto ditë që Haxhajt t`ia zbresë pagën për 25 %, për katër muaj.

Komisioni, bazuar në vendimin të cilin e ka siguruar “Koha Ditore” ka konstatuar se ekziston “shkelje e rëndë nga ish-kryetari”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz