back to top
Monday, August 4, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditIsh-kryeministri kroat lirohet nga burgu

Ish-kryeministri kroat lirohet nga burgu

Të ngjajshme

Bora vishet me fustan të bardhë, mahnitë me pamjen

Moderatorja shqiptare, Bora Zemani është shumë aktive në rrjetet...

Gjendet i groposur një trup në Lipjan, dyshohet për vrasje të rëndë

Në fshatin Baicë të Lipjanit sot është gjetur i...

Daku vazhdon shkëlqimin në Rusi, shënon nga penalltia ndaj Sochit

Sulmuesi shqiptar, Mirlind Daku ka realizuar nga penalltia për...

Ish-kryeministri i Kroacisë Ivo Sanader, është liruar me kusht sot pasi ka vuajtur dy të tretat e dënimit me 18 vjet burg për disa raste korrupsioni dhe keqpërdorim të pozitës.

Dragan Crnkoviq, avokati i ish-kryeministrit kroat deklaroi se janë përmbushur të gjitha kushtet ligjore që klienti i tij të lirohet.

Sanader u dënua me një dënim unik prej 18 vjetësh burg, pasi është dënuar me vendim të formës së prerë në tre raste: për përvetësim të parave nga ndërmarrjet publike në rastin “Fimi Media”, për kërkim dhe marrje ryshfeti në rastin “Planinska”, si dhe për dorëzimin e të drejtave menaxhuese mbi kompaninë Ina te kompania hungareze MOL në këmbim të mitos, raportojnë mediat kroate transmeton Klankosova.tv.

Avokati tha se përveç moshës së Sanaderit, një nga arsyet e përmendura në kërkesën për lirimin e tij ishte gjendja e tij shëndetësore, por se këto nuk ishin arsyet kryesore, pasi ai përmbushte kushtet e përcaktuara nga Kodi Penal.

Ai shtoi se ish-kryeministri kishte përfunduar gjysmën e dënimit më 15 gusht 2023.

Crnkoviq, dekaroi pas daljes nga burgu, Sanader fillimisht do të ketë detyrim të paraqitet në stacionin e policisë në Zagreb, dhe më pas në qendrën e provës.

Sipas tij. ish-shefi i qeverisë kroate do të ketë detyrim të paraqitet çdo muaj në polici, nuk do të lejohet të ndryshojë vendbanimin dhe adresën e qëndrimit, dhe për të do të jetë përgjegjës formalisht Gjykata e Qarkut në Zagreb, nga e cila do të duhet të kërkohet miratimi për të ndryshuar vendbanimin apo qëndrimin.

Ivo Sanader, deri tani ka kaluar prapa grilave në paraburgim ose në bazë të vendimeve gjyqësore, pothuajse nëntë vjet e gjysmë.

Lirimi i parakohshëm në sistemin penal kroat mund të kërkohet pas përfundimit të gjysmës së dënimit, dhe zakonisht miratohet pas përfundimit të dy të tretave të tij.

- Advertisement -

Të Fundit